Shkodër- Partia Demokratike dhe koalicioni i saj ADSHM po vijon takimet elektorale në qarkun e Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Katër ditë para heshtjes zgjedhore, kandidati Bardh Spahia mori takime me banorë të disa zonave dhe me gratë mbështetëse të PD-së.
“Zonjat e Shkodrës u bënë pjesë e takimit të partisë demokratike, duke dhënë mbështetjen e tyre për këtë forcë politike dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 11 Majit. Si kryefamiljare ata apeluan që t’i jepet fund një pushteti që ka shkatërruar familjen dhe të ardhmen e vendit, me varfërim, emigrim masiv dhe pasiguri për të ardhmen”, tha Spahia.
Në fjalën e tij, ish-kryebahskiaku kandidat, shprehu bindjen se “gratë dhe vajzat e Shkodrës do jenë udhëheqëse të një fitoreje madhështore për Shkodrën e Shqipërinë, pasi asgjë nuk i lidh me modelin Rama, që ka në themel degradimin e familjes”.
Ai zhvillok takim edhe në zonën e Njësisë Administrative Rrethina, ku mori mbështetjen maksimale të banorëve për 11 majin.
Ai prezantoi edhe programin elektoral të PD për 100 ditët e para, duke denoncuar keqqeverisjen 12-vjeçare të PS.
“11 Maji është dita e një misioni kombëtar për të përmbysur një regjim, prandaj shqiptarët do të zgjedhin nr.1 dhe Partinë demokratike”, tha në mbyllje të fjalës së tij kandidati Spahia.
Kujtojmë se më 2 prill, GJKKO vendosi në seancë paraprake dërgimin për gjykim të Bardh Spahisë për dosjen penale që hetohej nga Prokuroria e Posa1#me për kohën kur ishte kryebashkiak i Shkodrës.
SPAK e akuzon për pengim të zbatimit të vendimit të gjykatës, pasi shkarkoi nga detyra ish-drejtorin e Ujësjellësit në Shkodër, edhe pse kishte një vendim të Gjykatës për kthimin në detyrë. vetë Spahia e cilësoi akuzën si "qesharake" pas vendimit për proces në themel.
Komente
