Tom Doshi do kandidojë në Shkodër

Politikë

Zgjedhjet/ Tom Doshi do jetë kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, PSD bëhet gati të dorëzojë listën në KQZ

12 Mars, 18:21| Përditesimi: 12 Mars, 18:23

  • Share

Ndërsa kanë mbetur më pak se gjashtë orë nga mbarimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, çast pas çasti mësohen detaje dhe të dhëna nga forcat politike dhe koalicionet garuese.

Një prej tyre vjen nga Partia Socialdemokrate. Mësohet se Tom Doshi do të kandidojë në Shkodër.

PSD e pyetur nga Report Tv, pohon se listën do ta dërgojë pak më vonë në KQZ. Edhe më herët ishte njoftuar se Doshi do kandidonte në qarkun verior të vendit, duke nisur edhe punën elektorale me bazën, kurse sot kjo u konfirmua.

Doshi dorëzoi mandatin e deputetit që kishte marrë për legjislaturën 2017-2021 pak orë para se KQZ ta shpallte deputet për mandatin e ri 2021-2025, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sandokani: 12/03/2025 21:04

    Sa pika Lloto me emrin CR7 ka hapur ne Shkoder toma me djemt e tij? Se ne tirane e keni mbytur me pikat e kumarit CR7. Po e rrjepni kete popull me bixhozin ilegal qe mbeshtetet nga politika aktuale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?