Partia Demokratike, në një deklaratë nga selia blu, përmes zëdhënëses për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, akuzoi OSBE-në se ka akredituar vëzhgues për zgjedhjet e 11 maj, patronazhistë të Partisë Socialiste.
PD i referohej një vendimi të komisionerit shtetëror, Ilirjan Celibashi të marrë më 25 prill, në të cilin janë akredituar emrat që zyra e OSBE ka dërguar në KQZ për akreditim për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.
Dokumenti u shfaq në një ekran pas kurrizit të zëdhënëses Genta Vangjeli teksa bënte këtë denoncim, por u shpërnda edhe në formatin PDF në grupin zyrtar të PD në “Whatsapp”.
Në këtë dokument, i cili më krye nis me vendimin e komisionerit, janë bërë ndërhyrje nga stafi i PD-së, dhe në listën e emrave të akredituar si vëzhgues të OSBE për zgjedhjet, janë shtuar edhe emra të tjerë. Shqiptarja.com i verifikoi dhe zbuloi se PD ka shtuar emrat e gazetarëve të ndryshëm të mediave në Tiranë. Pra PD ka ndërhyrë duke manipuluar një dokument zyrtar të KQZ-së për të ngritur akuzë ndaj OSBE-së.
Emrat e gazetarëve që PD i quan patronazhistë dhe vëzhgues të OSBE-së në fakt janë dërguar nga përfaqësues të televizioneve përkatëse në KQZ për tu akredituar si vëzhgues për ndjekjen e të gjithë procesit zgjedhor të 11 majit dhe raportimin e çdo informacioni për publikun në logon e televizionit ku ata punojnë.
Pra, PD jo vetëm që ngatërron gazetarët duke i shtuar në listën e vëzhguesve të OSBE, por i quan ata edhe patronazhistë.
Shqiptarja.com mëson se kjo deklaratë publike e Partisë Demokratike, ka krijuar shqetësim tek gazetarët, të cilët siç mësohet kanë kontaktuar drejtpërdrejtë me drejtuesit e zyrës së shtypit në PD për përgënjeshtrimin e këtij lajmi të rremë.
Por, reagimi i vetëm që PD bëri në fakt, ishte të fshinte dokumentin PDF nga grupi i Partisë në Whatsapp, dokument të cilin Shqiptarja.com e ka ruajtur dhe e publikon të plotë.
Deklarata e plotë zëdhënëses për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve e vërtetojnë emrat në listat bashkëlidhur këtyre vendimeve. Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi? Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore, vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagandë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.
Emrat e identifikuar deri tani janë:
Besmir Hallaçi
Ardit Hoxha
Enxhi Karaj
Gerta Vasku
Bardhyl Fejzo
Dorian Hila
Stenli Denaj
Elis Alimeri
Besnik Demaj
Robert Qirollari
Klodjan Cani
Eugerta Bakiu
Partia Demokratike po vijon me identifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.
Mesazhi i fshirë nga grupi zyrtar i PD në “Whatsapp”
Dokumenti PDF i publikuar nga PD
Komente

O Sahale maskara ti paret tona po ha...
PërgjigjuSa posht paska rene drejtesia , ky lajm eshte dhene para nje jave .Çfar ben dum dumani i mban ison pd-se ? Drejtesia duhet te veproje me nje here .pd parti fashiste , vrasesa .Keta jane mesuar me babalet .
Përgjigju