Ilir Meta thotë se Lulzim Basha nuk ka denjuar të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u zhvendosën më 13 tetor me dakordësinë e tij.
Presidenti pas vlerësimit të rrethanave pak minuta para fillimit të protestës së opozitës bëri publik vendimin e tij për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit për anulimin e tyre. Presidenti me autoritetin e tij kushtetues pas analizoi situatën e krijuar në vend mori këtë vendim për ti dhënë një rrugëdalje Bashës dhe opozitës por edhe të gjithë aktorëve politik në vend për të dialoguar për një datë për zgjedhjet. Ku vendim nuk ishte lehët për mua aq më tepër, dhe aq më tepër me kryeministrin i cili nuk mund të ishte i lumtur për një vendim të tillë. Të mos harrojmë që në të 7 protesta e mëparshme dhjetëra qytetarë kishin pësuar lëndime të rënda. Pas anulimit të 30 qershorit bëra përpjekje në mënyrë që të caktonim një datë të re ku të merrnin të gjitha forcat politike pjesë. Presidenti më pas miratoi dekretin për përcaktimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Pas dekretimit veprimi më minimal që duhet të kryente Basha ishte të paraqiste në KQZ kërkesën për regjistrimin e zgjedhjeve të 13 tetorit. Por çfarë ndodhi realisht? Rezulton zyrtarisht nga KQZ se Basha dhe PD nuk kanë bërë asnjë kërkesë zyrtare pranë KQZ për tu regjistruar si subjekt konkurrues”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta tregon pazaret me Bashën për zgjedhjet vendore: M'u lut me lot në sy t'i anuloja se kishte frikë se protesta e 8 qershorit i 'dilte nga duart'! PD: Po tenton të na përçajë partinë(VIDEO)
SI.E.//ReportTv.al