Kryetari i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se të gjitha forcat opozitare në Durrës janë të bashkuara për të mbështetur kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Igli Carën, në zgjedhjet vendore të 14 majit.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Repor Tv, Duka u shpreh se opozita duhet të minimizojë problematikat që ajo në ato vende ku kandidatë potencialë dhe figura me integritet për të fituar në mënyrë që të maksimalizojë votën.
‘Në Durrës ka mundësi për riciklim partiak. Opozita ka problematika, por këto mund të minimizohen ne ato vende ku realisht ka figura të mira, në mënyrë që të rikuperojnë diçka dhe për të hyrë në sistem kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Nëse rasti Iglit ofron të gjitha forcat opozitare të cilat numerikisht e afrojnë atë para karriges së kryetarit të bashkisë. Dje kishim një takim të përbashkët dhe të gjithë opozita janë bashkuar në Durrës dhe janë në mbështetje të Igli Carës.’- tha Duka.
Për gazetarin Arbër Hitaj, Duka tha se nëse Igli Cara do të arrijë që të bindë durrsakët që nuk është kandidaturë e vetëm dy personave, por një figurë e parapëlqyer nga i gjithë grupimi opozitar, kjo gjë do të përkthehet në vota. Deputeti tha se madje Cara, duhet të bëhet më agresiv në fushatë.
‘Igli ka një integritet më të lartë se kundërshtari politik. Ka pasur detyra të rëndësishme në drejtimin e PD-së. Igli po bën një fushatë individuale. Sako është munduar të nxjerrë në pah PS-në e projektet që ka PS për Durrësin. Gara në Durrës do të jetë e fortë. Igli Cara është natyrë e qetë. Duhet të shtojmë edhe agresivitetin.’- tha Duka.
Duka u shpreh se në Durrës synojnë që të marrin 10 këshilltarë.
Cara njeri pa kultur qe del neper kanale dhe ofendon femrat ka vlera =0000000000!Mbeshtesni pa pik llogjike arrogantin qe doli ne fushat ne stadium sikur po dilte nga kafeneja e jo te prezantohej si i takon nje perfaqsuesi te popullit.
Përgjigju