Jonila Godole: Roland Bejko, i vetmi që ka prezantuar një program dinjitoz për Tiranën! Gjykata zvarriti çështjen e PD, u futëm në fushatë me vonesë  

10 Maj 2023, 13:15| Përditesimi: 10 Maj 2023, 13:30

  • Share

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole foli në Report Tv për zgjedhjet e 14 majit dhe fushatën e PD-së në terren. Godole thotë se PD e nisi fushatën me vonesë për shkak të zvarritjes nga ana e Gjykatës për të dhënë vendimin se kujt pale i takonte legjitimiteti për të drejtuar partinë.

Në një intervistë në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Godole tha se Roland Bejko, kandidati demokrat, është i vetmi që ka paraqitur një program dinjitoz për kryeqytetin. Ajo u shpreh se Bejko në një kohë të shkurtër ka arritur të rikuperojë kohën e humbur në fushatë që nuk ishte për fajin e tij, por për shkak të gjykatës.

“I dimë vështirësitë që ka pasur PD, sidomos ngërçin institucional, i cili varej nga gjykata. Gjykatat janë të rëndësishme, vonesat për dhënien e legjitimitet se kujt i takon PD, bën që PD të mos ishte e përgatitur si duhej, por kandidatët që ka nxjerre, sidomos këtu në Tiranë, janë kandidatë seriozë. Bejko i vetmi që ka pasur një program dinjitoz. Është përpjekur të mos e fokusojë punën e vet tek spektakli dhe tallavaja, por të jetë një kandidat serioz që nuk bën premtime abuzuese, as skandale, të dalë me gishta e pa gishta. Në një kohë të shkurtër ka rikuperuar atë pengesë që nuk ishte faj i PD-së, por i gjykatës”, tha Godole në Report Tv.

Godole thotë se ajo ka qenë për të nxjerrë 61 kandidatë në zgjedhjet vendore, por për shkak të situatës që ndodhej PD u mor ky vendim.

“Kam qenë për 61 kandidatë, pro jemi me fat që në Tiranë dhe në ato qytete ku ka kandidatë të ka një garë reale. Pjesa tjetër edhe te fokusuar tek këshillat bashkiake. Nuk është një moment i lehtë për PD, me gjithë atë gjë që ka ndodhur, me gjithë krizën e thellë ku PD u fut. PD e ka treguar qartë që ka një vizion euroatlantik”, tha Godole.

Këtë moment në Partinë Demokratike, Godole e sheh si një rast që partia të ristrukturohet dhe të bëhet një alternativë qeverisëse.

“Shpresoj që PD-ta marrë këtë shans të madh historik që ka për ta rigjetur vetveten dhe për ta rithemleuar veten me vlerat euroatlantike që në vitet ’90. PD u kthye në një parti sikurse partia tjetër që ka akuzuar vazhdimisht. PD që edhi si një trashëgimi e Partisë së punës. Ajo që unë shoh është e vetmja shpresë dh është e vetmja rrugë që ajo të kthehet në një alternativë qeverisëse dhe të jetë ndryshe nga PD dhe nga ish-PD që e kemi njohur para shtatorit të viti 2021. Një parti që të ndjekë një politikë të një shteti kristal, të ketë një qendër qytetarin”, tha Godole.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 10/05/2023 13:41

    Kjo eshte e vertete.Zonja Godole eshte e sakte.Dhe jo vetem kaq por agjentet e kamufluar te Non Grates brenda PD-se e kane sabotuar aq sa kane mundur gjithe fushaten e kesaj partie.Eshte e njohur dredhia e perdorur per te gjithe.Qe nga Tabaku,Bardhi,Sula e te tjere me marifet detyruan Alibeajn qe te mos nxjerre kandidate ne te gjithe vendin se me demek percan partine,kur vete percaresit nuk pranuan qe te kete nje kandidat te perbashket,duke snobuar palen pro Alibeajt.Dhe perfundimi eshte qe Alibeaj,per turpin e kesaj partie sot ka vetem disa kandidate per kryetare bashkish dhe sic marrim vesh nuk paska as komisionere per te gjitha qendrat e votimit.Tani eshte e qellimshme kjo apo jo e dine vete ata por qe eshte e papranuershme dhe skandal dhe i madh biles, eshte skandal.Roland Bejko eshte nje kandidat serioz i kesaj partie dhe me sa kam ndjekur ne TV eshte i vetmi kandidat,qe megjithese edhe i pafinancuar sipas ligjit akoma,ka pergatitur nje program dhe e ka paraqitur,kur te gjitha partite,pa perjashtim as qe e kane vrare mendjen per te bere nje program te tille,sepse "eshte e panevojshme"!Suksese zotit Bejko ne kete fushate te pabarabarte dhe te shpresojme qe pas zgjedhjeve te riorganizohet partia dhe Roland Bejko te zere vendin qe meriton ne krye te kesaj partie te shperbere e te paorganizuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?