KAS rrëzon ‘BF’, vota nga burgu përcakton fituesin e në Rrogozhinë! Edison Memolla i PS-së, fitues me 21 vota

6 Qershor 2023, 12:24| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 19:45

  • Share

Me 21 vota diferencë Edison Memolla mbetet kryebashkiaku i zgjedhur i Rrogozhinës nga zgjedhjet e 14 Majit. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesë së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të mos pasqyruar të rezultatin final votat e qendrës së votimit në Burgun e Rrogozhinës. 

KAS konfirmoi rezultatin pas rinumërimit të votave një ditë më parë kur Edison Memolla i Partisë Socialiste rezultoi me 5129 vota përkundrejt  5108 vota të Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’.

‘Bashkë Fitojmë’ kërkoi heqjen nga tabela përfundimtare të rezultatit të burgut në Rrogozhinë me pretendimin se kanë parregullsi dhe se banorët e burgut janë të përkohshëm dhe jo rezident të qytetit. Ndërsa PS kundërshtoi se kështu privoheshin të burgosurit nga e drejta e votës. Vendimin e KAS 'BF' ka të drejtë ta ankimojë në Kolegj Zgjedhor.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë rinumëruar kutitë për bashkinë e Belshit, ku është shpallur fitues kandidati i PS, 

Ora 19:05
Përfundon rinumërimi i kutive për bashkinë e Belshit në KAS, shpallet fitues kandidati i PS

Ditën e sotme KAS ka përfunduar rinumërimin e kutive për bashkinë e Belshit ku ka konfirmuar fitoren e kandidatit të PS, Arif Tafani.

Pas rinumërimit të votave, Tafani ka thelluar diferencën e fitores së tij për bashkinë e Bleshit duke marrë 9 vota më shumë krahasuar me rezultatin pas zgjedhjeve të 14 majit.

Konkretisht, pas rezultatit të ditës së sotme, Tafani ka 4564 vota ndërsa rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 4515 vota.

Ndërsa u shpallën të pavlefshme 186 vota.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mira: 06/06/2023 12:36

    SUKSESE EDISON MEMOLLA . FITORE E MERITUAR E JOTJA .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?