Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

'Vendoret'/ Konstituohen KZAZ-të në të gjithë vendin, për herë të parë 'lufta' lë jashtë PD! Nis puna vetëm me PS dhe PL

14 Shkurt 2023, 19:19| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 21:12

  • Share

Komisionet Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve vendore janë konstituar. KZAZ-të nisën punë ditën e sotme në të gjithë vendin, por për herë të parë Partia Demokratike ka mbetur jashtë për shkak të luftës mes llojit.

KZAZ-të nisën punën vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialdemokrate, të cilët morën sot materialet zgjedhore. KZAZ-të mund të nisin punën edhe pa anëtarët e PD-së, pasi kuorumi plotësohet edhe me 4 anëtarë. Në disa KZAZ ka 5 anëtarë, ndërsa në disa të tjera ku shumicën e ka Partia Demokratike, kuorumi plotësohet me anëtarin nga Partia e Lirisë. PS ka 3 anëtarë në KZAZ, si e vetmja parti e shumicës parlamentare; PD ka 2 anëtar dhe LSI ka vetëm 1 anëtar si parti të opozitës parlamentare.

PD nuk është pjesë e KZAZ-vë ndonëse të dy palët brenda selisë blu kanë depozituar listat me kandidatë. Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi zgjodhi që të ‘qëndrojë larg luftës’ së demokratëve duke mos emëruar asnjë prej listave të depozituara deri në zgjidhjen e ngërçit mes palëve. Celibashi ka thënë se sapo të vendoset kush e drejton partinë, do të merret edhe vendimi për anëtarët e KZAZ-ve.

Seanca më 3 mars në Gjykatën e Apelit për vulën e PD-së pritet që t’i japë një zgjidhje edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në bazë të vendimit se kujt do t’i jepet partia do merret edhe miratimi për anëtarët e depozituar nga dy kapet blu.

Por në rast se nuk do të ketë një vendim nga Apeli, KQZ do t’i drejtohet regjistrit të partive politike. Pra me pak fjalë nëse Apeli nuk merr vendimin, KQZ më 7 mars, kur është edhe afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike, do të miratojë anëtarët e KZAZ-ve.

Një gjë e tillë Celibashi ka shpjeguar se mund të shtyhet deri në 7 mars, ditën kur është edhe afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike. Në mungesë të këtij vendimit të Apelit, kjo skemë do të ndiqet edhe për të regjistruar për garën elektorale një prej grupeve nën siglën zyrtare të Partisë Demokratike.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?