Ilirjan Celibashi

Zgjedhjet vendore, KQZ dërgon 5 kandidatë për Këshilla Bashkiakë për verifikim të thelluar në Prokurori

10 Maj 2023, 14:27| Përditesimi: 10 Maj 2023, 14:32

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verifikim të thelluar në Prokurori pesë kandidatë për Këshillin Bashkiak që janë futur në zgjedhjet vendore të 14 majit. KQZ i ka dërguar në Prokurori që të bëhet hetim i thelluar për formularin e vetëdeklarimit.

KQZ vendosi për dërgimin në Prokurori për subjektet vetëdeklaruese Dedë Pali, kandidat për anëtar i Këshillit Bashkiak i Partisë Konservatore në Tiranë. Erin Gjoni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Social Demokrate” për Bashkinë Lezhë. Mark Nika, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga “Partia Bindja Demokratike” për Bashkinë Elbasan.

Dejson Kuqja kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet” për Bashkinë Shijak

Qazim Bici, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet” për Bashkinë Shijak.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?