Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçi duhet të dalë jashtë ‘Foltores’ dhe t’i drejtohet politikisht qytetarëve të Tiranës, në mënyrë që të maksimalizojë votat për të fituar. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ ne Report Tv, u shpreh se partia e tij do të mbështesë kandidatët të cilët kanë mundësitë më të mëdha për të fituar në zgjedhje.
‘Kandidimi për Tiranën është një impenjim i madh, por duhet të kishte një mbështetje të gjerë. Brenda një grupi të caktuar opozita ka nevojë të bëjë një sondazh, kush është personazhi më i pranueshëm. Nuk pranuan, por vendosen interesat e veta brenda grupeve të tyre politike. Do të mbështesim atë që ka mundësitë më të mëdha. Gjykoj që për Tiranën është Këlliçi që ka më shumë shanse. Kam respekt për këdo që ka hyrë në garë. Nëse Këlliçi do t’i ofrojë qytetarëve një linjë të artë, duhet të kapërcejë mbi ndasitë, them se i ka votat që të fitojë. Duhet të dalë jashtë Foltores dhe t’i drejtohet politikisht qytetit të Tiranës, pasi bëhet fjalë për politike. LZHK do të mbështesë atë që ka mbështetjen më të madhe. Nuk po e ndajmë nga ana ideologjike, por pragmatike. Mbështesim kandidatët që janë më të favorizuar.’- tha Shehi.
Deputeti u pyet edhe në lidhje me përçajnë në Partinë Demokratike ku nënvizoi se nuk ka shanse që të bashkohet, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë nuk do të sjellë diçka të re. Sipas Shehit, duhet të ketë hapësira për figura të reja.
‘Nuk besoj se do të ketë bashkim të PD-së dhe nuk pres ndonjë gjë të madhe nga bashkimi i tyre. Pres nga kjo histori që kushdo qoftë rezultati të ketë hapësirë për figura të reja. E kemi për detyrë që të shtyjmë jashtë pushtetit Edi Ramën.’- tha Shehi.
O Dash Faqorja i dopjo me jahu me vesh derri e me gabzhera viçi o Dash buz piçi. Obobobo çfar politikanësh ka Shqipria o çe ka gjet ktë popull. Nga shiu me kriminelin tolaron Enver Hoxha dolën në breshër me kryekriminelin hajdut Sali Bajgën. Obobobo të shkretët Shqiptar me Dasha e zagar.
Përgjigju