Zgjedhjet vendore/ Shehu prezanton garuesit në qarkun e Gjirokastrës: Janë kandidatët zyrtarë të PD-së

5 Shkurt 2023, 10:52| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 11:13

  • Share

Kandidatët e Sali Berishës për kryetarë bashkie për zgjedhjet e 14 majit janë prezantuar para kryesisë së PD në Gjirokastër. Dorian Lani, Adil Xhelili dhe Albert Malaj, kanë qenë tre nga shtatë kandidatët që janë prezantuar me strukturat drejtuese të PD së Qarkut të Gjirokastrës.

Ata kanë shpalosur tek anëtarësia e kryesisë, objektivat për zgjedhjet e majit dhe njëkohësisht vunë në pah problemet me të cilat ndeshet komuniteti i bashkive që ata përfaqësojnë respektivisht Gjirokastrën, Libohovën e Memaliajn.

Në takimin e djeshëm, ka qenë i pranishëm edhe deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu. Ky i fundit ka shfrytëzuar rastin që të prezantojë një analizë politike dhe u ndal tek çështja e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, ku tha se kjo ngjarje i shtyn edhe më shumë drejt fitores. 

“Ajo që ka ndodhur tregon deri ku janë përpjekjet për të korruptuar njerëzit. Hera e parë që ne dalim me kandidat kaq kohë para zgjedhjeve, për t’iu dhënë mundësinë të krijohet mekanizmi i nevojshëm ballafaqimit territorial që do jetë i suksesshëm në zgjedhjet e 14 majit.

Kandidatët spikasin, janë ata që ballafaqohen. Kandidatët janë ata që i kemi nxjerr ne përmes primareve, na përfaqësojnë ne dhe do kenë mbështetjen e strukturave të PD-së. Janë kandidatët zyrtarë të PD”, tha Shehu.

Në takim, pjesëmarrësit kanë shprehur besim se kandidatët e përzgjedhur nga anëtarësia, janë më të mirët mes demokratëve dhe si të tillë, nevojitet mbështetje pa rezerva.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 05/02/2023 16:56

    Tritan preshi…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?