Sali Berisha dhe Fisnik Qosja

Zgjedhjet vendore të 14 majit, Berisha i gëzohet vetëm një ‘fitoreje’

22 Maj 2023, 20:55| Përditesimi: 22 Maj 2023, 21:01

  • Share

Që pas shpalljes së rezultatit për bashkitë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në mënyrë të vazhdueshme ka kontestuar rezultatin, duke mos pranuar humbjen e thellë. Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të rezultatit dhe ndikim të paligjshëm në vullnetin e qytetarëve, sipas tij duke u bërë presion që të votojnë për kandidatët e PS-së.

Por këtë standart, Berisha duket se nuk e mban për bashkitë ku koalicioni i tij me Metën, ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar. Sa i takon bashkisë së Kavajës ku fitues u shpall Fisnik Qosja, Berisha duket se nuk ka asnjë pretendim.

Nëpërmjet një postimi në facebook ku ka publikuar një foto nga takimi me Qosen, Berisha shkruan se kandidati i Bashkë Fitojmë çliroi Kavajën nga monizmi i dytë.

“Miq, sot prita në një takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë. Unë gjithashtu falenderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shëndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës”- shkruan Berisha.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?