Kryeministri Edi Rama

Zgjedhjet vendore të 6 marsit, Xhaçka e deleguara e Ramës në Shkodër: Do marrim edhe votat e demokratëve

24 Janar 2022, 16:02| Përditesimi: 24 Janar 2022, 16:13

  • Share

SHKODËR- Olta Xhaçka është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si e deleguara e socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Shkodrës. Burime pranë selisë rozë në Shkodër bëjnë me dije se zonja Xhaçka ka qenë në Shkodër gjatë fundjavës, ku ka zhvilluar takimet e para me forumet e kësaj force politike si dhe drejtuesit e institucioneve në Shkodër.

Në fjalën e saj para socialistëve, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tashmë edhe në rolin e të deleguarës për zgjedhjet në Shkodër, i ka kërkuar socialistëve angazhim maksimal për këtë betejë, duke përsëritur se shanset që Bashkia e Shkodrës t’i kalojë socialistëve në këtë zgjedhje është shumë i madh, kjo duke iu referuar, të qenurit në pushtet të Partisë Socialiste në mandatin e tretë, por edhe përçarjes brenda demokratëve ç’ka mund të përgjysmojë votat e së djathtës në Shkodër. Ndërkohë, drejtues politik i këtij qarku vijon të mbetet Ilir Beqaj.

Për Bashkinë e Shkodrës, socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektes. Ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikandidojë Voltana Ademi, e pozicionuar krah Berishës.

VAKANCAT NË BASHKI

Shkodër: Valdrin Pjetri, për shkak të dekriminalizimit; vakant që prej datës 15 gusht 2019

Vorë: Agim Kajmaku, për shkak të dekriminalizimit, vakant që prej datës 1 nëntor 2019

Durrës: Valbona Sako, për shkak të dorëheqjes; vakant që prej datës 1 dhjetor 2019

DIBËR: Dionis Imeraj, Dibër, dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet; vend vakant që prej datës 8 mars 2021

Rrogozhinë: Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; që prej datës 22 shkurt 2020

Lushnjë: Fatos Tushe, u shkarkua nga Qeveria, pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion, vakant që prej datës 7 korrik 2021

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 24/01/2022 17:07

    Merre edhe Shkodren sepse edhe aty të duhet kolonizim me serb sikur Edge në Durrës që e ke mbush përplot o km

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?