Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë takimit me përgjegjesit e Gjendjes civile

Kronikë

Zgjedhjet vendore/Lleshaj takim me strukturat e Gjëndjes civile: Masa të menjëhershme për çdo hallkë përgjegjëse

6 Dhjetor 2018, 14:02| Përditesimi: 6 Dhjetor 2018, 14:23

  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka zhvilluar këtë të enjte një takim pune me Prefektët, drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët Vendorë të policisë si edhe përgjegjësit e Zyrave të Gjëndjes civile. Mësohet se në fokus të diskutimit në këtë takim ka qenë ecuria e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Teksa është ndalur në problematikën e mungesë së për caktimit të saktë të adresave për shtetasit shqiptarë, apo për përdorimin e kodeve 999, 888 e 000., Ministri i Brendshëm Lleshja ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për identifikimin dhe plotësimin e regjistrit të Gjëndjes civile me të dhëna të plota në Adresarin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Sipas ministrit Lleshaj duhet të merren masa  për koordinimin e punëve në të gjitha hallkat përgjegjëse, dhe atoduhet të jenë në vëmendjen e duhur të Prefektëve të Qarqeve dhe strukturave vendore të Policisë, në mënyrë që të përshpejtohet puna në të gjithë vendin për identifikimin dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?