Përgatitjet e zarfeve me fletët e votimit

Politikë

Zgjedhjet/ Emigranti nga Dibra në Gjermani i pari që mori fletën e votimit, në total mbërrijnë tek 15 shqiptarë! Shpërndahen 75 mijë pako zgjedhore anembanë botës

15 Prill, 10:18| Përditesimi: 15 Prill, 18:22

  • Share

Sot në mëngjes, orën 7 e 15 minuta, në një qytet të Gjermanisë, posta i dorëzoi fletën e votimit një shqiptari nga Dibra. Ai është i pari që tërheq zarfin zgjedhor në diasporë.

Deri më tani, janë 15 shqiptarë që  kanë marrë fletët e votimit, duke shënuar kështu votuesit e parë të hershëm në historinë e Shqipërisë, të cilët mund të shprehin vullnetin e tyre, pa pritur ditën e zgjedhjeve. 

Deri më tani janë dërguar 75,207 mijë pako zgjedhore. Veç qarkut Dibër e Berat që u shpërnda që të hënën, këtë të martë është vijuar me votues nga qarku i Durrësit, Elbasanit dhe Kukësit.

Numrin më të lartë të dërgesave e mban Italia me 30 mijë zarfe, Greqia me 20 mijë, Gjermania 7 mijë, Mbretëria e Bashkuar 4 mijë, ndërsa SHBA me rreth 3 mijë.

Në përgjigje të ankesës së PD për dublimin e dokumenteve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se rastet janë kapur në kontrollin e dyfishte dhe nuk cenohet procesi.

Zarfe të dërguara sipas qarqeve
Durrës 24,872
Berat 15,502
Dibër 9,582
Elbasan 23,443
Kukës 40
Zarfe të dërguara sipas shteteve
Itali 31,795
Greqi 21,897
Gjermani 7,360
Mbretëria e Bashkuar 4,535
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 3,075
Franca 1,140
Suedi 643
Belgjikë 508
Kanada 486
Zvicër 336
Malta 240
Finlandë 172
Austri 170
Spanja 129 
Holland 110 
Irlanda 110 0
Norvegji 101
Turqi 93 
Kroaci 58 
Luksemburg 58 
Australi 39 
Shën Helena 38 
Danimark 34
Anguila 30
Ishujt e Virgjër Britanikë 26
Republika Çeke 24 
Poloni 21 
Emiratet e Bashkuara 18 
Rumani 18
Sllovaki 13 
Kosova 12 
Bullgari 11 
Island 11
Portugali 10 
Zelanda e Re 8 
Qipro 8 
Hungari 8 
Federata Ruse 7 
Kina 7 
Maqedoni 6 
Katar 6 
Arabia Saudite 6 
Ishujt e Virgjër, SH.B.A 5
Slloveni 4 
Mongoli 4 
Ishujt Faroe 3 
Estoni 3 
Antigua dhe Barbuda 3 
Malajzi 3 
Kuvait 3
Ishulli i Njeriut 3 
Mal i Zi 3 
Guadalupe 2 
Izrael 2 
Indi 2 
Latvi 2 
Brazil 2 
Meksikë 2 
Afrika e Jugut 2
Japoni 1
Guana Franceze 1 
Çad 1 
Andorra 1 
Serbi 1 
San Marino 1
Bahrein 1 
Angola 1 
Liberia 1 
Lituani 1 
Vietnam 1
Hong Kong 1 
Ishujt Solomon 1 
Lihtenshtajni 1 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 15/04/2025 19:30

    Do zoti e nuk voton ky emigranti i pare kusaret 30vjecare por ndonje hajdut te ri or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?