Foto ilustruese

Politikë

Zgjedhjet/ Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës, caktohet kompania! Fondi 10 mln euro, kostoja 40 euro për çdo emigrant

30 Mars, 14:55| Përditesimi: 30 Mars, 16:22

  • Share

Tiranë- Vota e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të shpërndahet në 85 shtete të botës ku ata jetojnë dhe punojnë, sipas grafikut të paracaktuar edhe nga KQZ për të gjithë aplikantët (kërkuesit) e aprovuar.

Gjithashtu është caktuar edhe kompania private e huaj që do e bëjë këtë transport. Kjo pritet të miratohet edhe në Komisionin Qendror të zgjedhjeve për transportin e votës, teksa është llogaritur fondi me 10 mln euro për 245808 zarfe.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se mesatarisht llogaritet 40 euro për një votë.

Gjatë fazës së testimit paraprak, edhe pse u ftuan 5 kompani, vetëm 2 shfaqën interes. Procedura është publikuar ditën e shtunë, datë 22 mars. 

Numrin e emigrantëve shqiptarë të regjistruar e kryesojnë Greqia dhe Italia, të ndjekura nga shtetet e tjera.

Shqiptarët në diasporë nuk do ta gjejnë fletën e votimit në kutinë postare ku zakonisht merr letra në shtetin ku jeton. KQZ ka vendosur që korrieri të gjejë personalisht votuesin, i cili duhet t’i tregojë një mjet identifikimi. Postieri do ta provojë deri në 3 herë ta gjejë zgjedhësin në adresën që ka deklaruar në KQZ.

A.Q/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?