Salla ku grumbullohen dhe do numërohen votat e diasporës

Politikë

Zgjedhjet/ Votat e para nga diaspora, zarfet erdhën nga Amerika, Norvegjia, Anguila dhe Turqia! KQZ po punon të dorëzojë edhe 50 mijë të fundit

18 Prill, 13:51| Përditesimi: 18 Prill, 13:55

  • Share

Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zotohet që brenda kësaj jave të dorëzojë të gjithë pakot zgjedhore në diasporë.

Deri më tani janë dërguar rret 190 mijë të tilla dhe janë duke u punuar 50 mijë të fundit, kryesisht të qarqeve Shkodër dhe Vlorë.

Afro 45 mijë votues tashmë i kanë marrë zarfet, dhe mbi 700 vota të para kanë ardhur në Tiranë. Ato u takojnë qarqeve Berat, Dibër, Durrës dhe Elbasan.

Bie në sy se brenda 48 orëve kanë mbërritur zarfe edhe nga vende të largëta si SHBA, Anguila apo vendet nordike. Zgjedhësit e parë janë në masë të madhe nga Italia, e ndjekur nga Gjermania, Anglia dhe Greqia.

Shifrat deri tani për votën e Diasporës:
-188,945 Zarfe të Dërguara
-43,304 Zarfe të Marra nga Zgjedhësit
-737 Zarfa të Mbërritura në KQZ
Zarfe të mbërritura sipas qarqeve
-Berat 329
-Dibër 257
-Durrës 123
-Elbasan  21
Zarfe të mbërritura sipas shteteve
-Itali 332
-Gjermani 144
Mbretëria e Bashkuar  97 
-Greqi 64 
-Franca  42 
-Belgjika 11 
-Zvicër 11
-Holandë 6 
-Suedi 5 
-Shtetet e Bashkuara te Amerikës 3 
-Spanja 3 
-Finlandë 2 
-Norvegji 2 
-Malta 2 
-Luksemburg 1 
-Danimark 1 
-Anguila 1 
-Austria 1 
-Kosova 1 
-Turqi 1

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?