Tedi Blushi gjatë fushatës për PL dhe Ilir Metaj, në Njësinë nr. 5 Tiranë

Politikë

Zgjedhjet/ ‘Votoni për Ilir Metaj...!’ Vetë në listën e mbyllur, Sekretari i PL fushatë për kryetarin në qeli, Blushi: Ndryshimi nis nga zemra e Tiranës, e nesërme më e sigurtë

16 Prill, 13:50| Përditesimi: 16 Prill, 13:53

  • Share

Tiranë- Partia e Lirisë po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sekretari i Përgjithshëm i saj, Tedi Blushi, njëkohësisht kandidati për deputet në listën e sigurt të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka zhvilluar takim te Njësia nr. 5 në Tiranë, ku bëri thirrje që të votohej për numrin “1” në fletën e votimit dhe për PL si parti e Ilir Metaj si kandidat i listës së hapur.

“Ndryshimi do nisë nga zemra e Tiranës. Të lodhur nga keqqeverisja, premtimet e pambajtura dhe propaganda boshe, qytetarët mezi presin të votojnë Nr.1, për veten dhe familjet e tyre. Ulim koston e jetesës dhe rritim mirëqënien e shqiptarëve. I japim frymëmarrje biznesit të vogël të asfiksuar nga taksat abuzive dhe gjobat arbitrare. Ekonomi familjare e fortë, e nesërme e sigurtë për Tiranën”, shkruan Blushi në llogarinë personale në Facebook.

Në fund, Blushi thekson dhe apelon ndaj qytetarëve që jo vetëm të votojnë për koalicionin e djathtë dhe numrin 1, por adreson edhe votën e kandidatëve për kryetarin e PL-së, Ilir Metaj, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO.

“Voto nr. 1, Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”! Voto Ilir Metaj, Qarku Tiranë!”, e mbyll postimin drejtuesi i partisë.

Ilir Meta, që këtë herë ka gjeneralitetin e mbiemrit Metaj në fletën e votimit, ndodhet në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të opozitës, në qarkun e Tiranës, duke mos pranuar përfshirjen në listën e mbyllur, në shenjë indinjate ndaj dy partive të mëdha PS-PD për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe Kodit Zgjedhor të ndryshuar vitin e kaluar me listat e mbyllura.

 

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 16/04/2025 14:16

    Te votojme Ilir Meten apo Ilir Metaj ? Ketu diçka luhet!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 16/04/2025 17:02

      Po mo po e nesermja me like floririn dhe me ty gerdallen nga mbrapa .PL= parti e leckave

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?