Zgjedhjet, zëdhënësi i KQZ në Kosovë për Report Tv: Janë 43 500 votime me postë nga emigrantët që pritet të numërohen

15 Shkurt 2021, 19:06| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 19:23

  • Share

KQZ vijon ende numërimin e votave në Kosovë në 20 vendvotimet e fundit që kanë mbetur, ndërsa më pas çdo të fillojë numërimi  i votës së emigrantëve ardhur me postë dhe vota e personave me aftësi të kufizuar, atyre që ishin me COVID etj, proces që për zëdhënësin e KQZ në Kosovë do disa ditë që të bëhet dhe të shpallet rezultati final.

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë,  tha në një lidhje për Report TV se kanë mbetur edhe 20 vendvotime për tu numëruar, por që tashmë partitë e njohura paraprakisht rezultatin e tyre dhe më pas do të nis numërimi i votës me postë që deri tani KQZ ka pranuar 43 500 zarfe dhe pas disa ditësh pritet të jepet rezultati final.

"Numërimi ka përfunduar mbrëmë në  të gjitha vendvotimet, kanë mbetur vetëm për rreth 20 vendvotime ku tashëm të dhënat kanë nxjerrë edhe partitë  politike si kanë dalë. Nga diaspora me postë kanë ardhur 43500 zarfe me fletëvotimi,  që nuk janë hapur ende dhe nuk dihet nëse ka fletëvotim brenda apo jo. Pasi mbyllet numërimi ne qendrat e votimit fillon me numërimin e votës me post. Pritet të fillojë numërimi i votës me kusht, vota e personave me aftësi të kufizuar, e atyre me COVID, e institucionet të burgut, vota me postë e emigrantëve etj. Për disa ditë dhe pas kësaj shpallet rezultati përfundimtar", tha Elezi.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kryeson bindshëm për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku nga 98% e votave të numëruara deri më tani ka siguruar 48.17%, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që këtë rezultat të lartë në Kosovë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?