Ministria e Brendshme njoftoi sot se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe sot.
Përmes një njoftimi zyrtar për mediat bëhet me dije se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura deri në orën 16:00 për tërheqjen e kartave.
“Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura deri në orën 16:00 për tërheqjen e kartave”, thuhet në njoftim.
Komento
Komente
