Përfaqësuesi i PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler përshëndet marrëveshjen e arritur mes PS dhe PD për reformën zgjedhore, si kusht i BE për fillimin e negociatave. Gahler thotë se Partia Socialiste nuk duhet të bëjë asnjë ndryshim të njëanshëm pasi bie në kundërshtim me konsensusin e 5 Qershorit, ndërsa thotë se presin miratimin sa më parë.
Postimi në Facebook i Michael Gahler
Ne, grupi i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian, urojmë palët në Këshillin Politik shqiptar, në të cilin, pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, u ra dakord për paketën e amendamenteve për zgjedhjet. Ne vlerësojmë konsensusin mes palëve, që përfshinte Partinë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete. Çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur.
Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ai duhet të ndiqet nga zbatimi i sinqertë i Ligjit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.
Në mars, Këshilli Evropian, kërkoi që Shqipëria të qartësojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që bashkitë në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste.
Këto janë tre kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.
Opinionet e kohëve të fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e medias dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymë dhe në gërmë, në mënyrë që të korrigjojnë devijimet e mëparshme dhe të ecet përpara.
Gjithashtu, duhet të fillohet ndjekje penal lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.
Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndërpartiake.
Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.
Ja dhe tavolina e pokeristëve të bllofit me ne krye Tit faqezi Pedofilin e Leshelisë.. Turp sa njerez pa personalitet dhe te ulet qe Kane bere faqen sholle me kohe...mjafton te vjedhin, te perdhunojne dhe neperkembin ligjin dhe moralin dhe cdo gje per to eshte ne rregull.....fytyra skuthesh pa dinjitet..
Përgjigju