Foto si do të duket autostrada Tiranë-Durrës

Politikë

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Rama ndan pamjet si do të duket: Një aks me kushte dhe parametra tërërisht europiane

18 Prill, 10:30| Përditesimi: 18 Prill, 10:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e autostradës Tiranë-Durrës, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit dhe pritet të jetë e hapur për qarkullim pas disa muajsh.

“Kjo është pamja e superstradës Tiranë-Durrës në përfundim të punimeve që po bëhen aktualisht për zgjerimin e saj. Një aks me kushte dhe parametra tërërisht europiane të sigurisë rrugore si edhe me të gjithë elementët e tjerë të mobilimit urban ndriçimgjelbërim për t’iu përshtatur më së miri zonave të banuara që përshkon”, shkroi Rama në Facebook.

Ky projekt ambicioz pritet të kushtojë 34 milionë euro dhe synon të zhbllokojë një nga arteriet kryesore të transportit në vend, duke ofruar më shumë komoditet dhe siguri për udhëtarët.

Gjatë kësaj periudhe, nuk është parashikuar bllokimi i autostradës, por do të ketë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së ndërtimit dhe të udhëtarëve.

Aktualisht, shpejtësia e lejuar në këtë segment është deri në 90 kilometra për orë, një kufizim që do të rritet në 130 kilometra për orë pas përfundimit të zgjerimit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/04/2025 03:44

    Shpresoj qe ato pemet te jene plepa,sic i ka patur dikur ajo rruge dhe e benin te dukej gati magjike!

    Përgjigju
  • lol: 18/04/2025 15:39

    È ka me vertet ky apo tallet ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?