Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë autostradën në përfundim të punimeve me nga katër korsi në secilin drejtim.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme shprehet se punimet për korsitë e reja janë drejt përfundimit, teksa thekson se paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Zgjerimi do të përfshijë shtimin e tre korsive hyrëse dhe tre korsive dalëse, duke reduktuar presionin e trafikut që shpesh shfaqet në këtë rrugë, veçanërisht gjatë muajve të verës kur lëvizja arrin në nivele të larta prej 90 000 deri në 130 000 automjete në ditë.
Gjatë kësaj periudhe, nuk është parashikuar bllokimi i autostradës, por do të ketë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së ndërtimit dhe të udhëtarëve.
Komente

Do te vzhdojne punimet per zgjerim deri ne Durres apo deri tek kthesa e Kasharit???Nese nuk behet gjithe autostrada, lemsh do te behet prape se do krijohen hinka hyrese ose dalese...pak a shume si tek rrethrrotullimi i Freskut ku rruga u be me keq per trafikun tani e re ,sesa me pare e vjeter
Përgjigju