Rama tregon planin për liri me pikatore: Subvencion për familjet që jetojnë me qiranë që marrin, të hënën paga e 'luftës' për 10 mijë bizneset e para

3 Prill 2020, 16:58| Përditesimi: 3 Prill 2020, 20:44

  • Share

TIRANE-Debati mbi shtyrjen e qirave, ndihmat në ushqime, barnat, puna në të zezë dhe mbi të gjitha zgjerimi i paketës mbështetëse u sqaruan me detaje nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se familjet që jetojnë me qiranë që marrin, shteti do të bëjë një subvencione. Ndërsa në lidhje e me liritë me 'pikatore' u shpreh se duke u bazuar te ecuria e karantinës qeveria mund të mendojë për një liri, por shkalla shkallë. Kryeministri tha gjithashtu se nga e hëna nis lëvrimi i pagës së luftës për biznesin e vogël. "Deri tani kanë aplikuar 23 mijë biznese, 10 mijë lëvrohen të hënën. Po bëhet një verifikim për pjesën tjetër" tha ai.

Ora 18:58
'Na je bërë si Enveri'...Rama: Po bëhesh COVID-i i shtëpisë, do hedhësh në erë familjen

Komentit të një qytetari "na je bërë si Enver Hoxha", Rama i është përgjigjur se këto janë masa për të mbrojtur.

"Pse jam bërë si Enveri, për të mbrojtur ty? Me këtë mendje që ke mund të hedhësh në ere gjithë familjen dhe të bëhesh COVID-i i shtëpisë. Rri në shtëpi dhe pah librat të jesh gati për shkollë. Vlerëso atë që prindërit kanë bërë për ty", tha Rama.

Ora 18:58
Më morën patentën kur po vija nga puna se isha jashtë orarit? Rama: Do e marrësh mbrapsht

Rama tha se ka disa rastet ku qytetarëve që kanë qenë në punë dhe me autorizim, u është marrë patenta se kanë lëvizur jashtë fashës së orarit. Pas ankimit është vlerësuar rasti dhe i është kthyer mbrapsht me mirëkuptim.

"Nëse ke bërë ankimin do marrësh përgjigje pozitive. Ka pasur raste ku disa kanë shkelur orari pasi kanë qenë në punë dhe kanë autorizimin për të lëvizur. Në këtë rast ka pasur mirëkuptim", tha Rama.

Ora 18:34
Rasti i Suedisë, Rama: Po ju hapëm derën e shtëpisë, virusi shkoi në Hënë

Një qytetar e pyeti kryeministrin se pse mos të marrim shpërblim ata që shkojmë në punë dhe përballen me virusin. "Nuk ke pse shpërblehesh se ti po mbron veten dhe ne mund të ndryshojmë sitlin e jetës. Se përmendin disa Suedia, Suedia...por ne nuk jemi suedezë e para, nuk jemi policët e vetvetes. E dyta, qytetarët në Suedi kanë një marrëveshje të vjetër, shtetin e ndjekin kur iu thotë se kjo nuk bëhet, njëlloj si ju masat shtrënguese, por edhe në kohë kur është paqe. Ne nuk e bëjmë dot, se imagjino t'u themi dilni, dhe pastaj bëhemi kërthiza jo e planetit, por do të shkojë deri në Hënë' tha Rama.  Suedia deri tani është i vetmi vend që nuk ka marrë masa shtrënguese për qytetarët kundër parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Në Suedi deri tani janë 6131 të prekur dhe 358 të vdekur.

Ora 18:30
Rama tregon mesazhin e avokatit në SHBA: Ja pse tani do të doja të isha në Shqipëri

"Ata që janë sot në Shqipëri do ia dinë për nder fatit që i gjeti kjo luftë në Shqipëri. Dje kam marrë mesazh nga një miku im shqiptar avokat në Nju Jork dhe më shkruante për herë të parë do të doja ta zëvendësoja tani menjëherë këtë ku jam me aty ku isha. Po ju them tha, që kam pritur tetë ditë për të marrë përgjigjen për tamponin dhe dola me COVID dhe sot tha, nuk dal dot, a jam pastruar apo jo, se nuk ka shans të kap radhën që të bëj testin tjetër" tha ai.

Ora 18:19
Rama rrëfen se kur do të merret vendimi për të hapur kufijtë

"Rrugët do të hapen kur të arrijmë në konkluzionin që armiku është zbrapsur dhe nuk kthehet më. Mund ta hapim ne, por nuk e hap një vend tjetër. Jo të na kapë duke festuar dhe të bëjë kërdinë".

Ora 18:14
Çfarë do të ndodhë me bursat e studentëve? Rama tregon vendimin e qeverisë

Bursat e studentëve që tashmë janë kthyer te familjet e tyre për shkak të gjendjes nuk do të preken. 'Ekselenëtëve nuk do u heqim asnjë qindarkë, pasi i konsiderojmë njerëz me dinjitet që janë mbyllur në shtëpi nga halli i madh. Por as të tjerëve nuk do u heqim bursën, pasi nuk janë atje se nuk duan të shkojnë në shkollë. Ato bursa sot ndihmojnë edhe familjen, patjetër".

Ora 18:14
Mbështetja e biznesit të madh, Rama: Nuk do ju lëmë vetëm, po llogarisim mënyrën si do ndihmojmë

Rama foli edhe për mbështetjen e biznesit të madh duke thënë se po bëhen të gjitha llogaritë për të dalë me një plan të qartë se si do të ndihmohen, ndërsa u tha se aktualisht ata kanë një garanci sovrane në bakë për shumën 100 milionë dollarë për të paguar punonjësit apo dhënë të paktën pagën e luftës atyre.

"Kompanive u kemi dhenë një garanci sovrane për të marrë në banke paratë për të paguara ata që  nuk paguajnë dot dhe të mos i heqin nga puna, ose ti çojnë në shtëpi dhe tu japin një pagë lufte. Ai 100 milionë dollarë mund të mos jetë i mjaftueshme dhe po diskutojmë që ta rrisim. Nuk do i lëmë vetëm, por se si do ta bëjmë mbështetjen në rast se do të duket dhe për aq sa do të duhet do ta themi kur ta kemi të qartë dhe me llogaritë e bëra. Nuk mund të funksionojmë me logjiken si partia e Sudes në 97.", tha Rama.

Ora 18:13
Shtyrja e qirasë dhe sulmet e opozitës, Rama: Shqipëria të njëjta masa si Gjermania, Franca, Holanda e Greqia

Sulmet e opozitës ndaj aktit normativ për shtyrjen e qirasë për periudhën e kohës së luftës duke cilësuar se po nxit konflikt social mes shqiptarëve, Rama tha se ky është një veprim i domosdoshëm në një kohë lufte për të mbrojtur familjet dhe bizneset më në hall se të tjetër. A tha se këtë shembull ka ndjekur edhe Gjermania, Franca e Holanda dhe se Shqipëria nuk është e vetmja që merre këtë masë në një marrëdhënie dhe kontratë private. Shqipëria po vepron njëlloj si Gjermania, Holanda, Franca e Greqia me ketë plan masash, kundër është vetëm opozita shqiptare.

'Debati publike mori formën e një sulmi në vrazhdën e atyre që fatkeqësisht edhe në mes të luftës nuk po ndryshojnë dot pllakën e gramafonit të këngës së shëmtuar të paraluftës, kishte në thelb lemerisje se si ka mundësi që qeveria të ndërhyrje në një marrëdhënie private mes dy palësh. Natyrisht që nëse qeveria do të kishte  ndërhyre mes qiramarrësit dhe qiradhënësit do të ishte skandal në kohë normale, por jemi në kohë lufte dhe  kemi detyrimin të bëjmë gjithçka për të mbrojtur atë që është ën hall më të madh.  Edhe sot u tha se ky vendim krijon konflikt social mes shqiptarëve ju them se kam shumë besim se historia ka thënë për shqiptarët një të vërtetë të madhe se shqiptarët janë bukë,kripë dhe zemër kanë qenë kështu gjithë jetën dhe nuk ka se si të mos jenë sot. Si mund të nxjerrësh sot nga shtëpia një që ka mbyllur biznesin e tij të vogël, një student apo familje që deri dje punonin sot janë në shtëpi për shkak të luftës, jo se nuk duan të punojnë.  Është e pavërtete që këtë e ka bërë vetëm Shqipëria, e ka bërë gjithashtu Gjermani, Franca dhe Holanda. Po dhe sikur ato të mos e kishin bërë unë do e bëja përsëri. Qiranë nuk po ua heqim biznesit të madh, por atyre që janë në hall më të madh se të tjetër", tha Rama.

Ora 18:08
Problemi në kufi me Greqinë? Rama: Po i hapëm s' do kemi vend për të varrosur njerëzit

"Më vjen keq, ndihem si s'ka më keq, kur duhet t'u them shqiptarëve që nuk mund të vini dot në Shqipëri. Pse? Për një arsye sa të thjeshtë aq edhe të dhimbshme, sepse nëse hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin e atyre që duan, nuk kemi më vend për të varrosur më njerëz, jo si në Bergamo as si në Iran por shumë më keq se kaq. Nuk mendoj se cilindo prej jush që e keni këtë stres e vendosni në dyshim se ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik edhe veten edhe të tjerët. Aty ku jeni jeni më të sigurtë' tha Rama.

Ora 18:02
Rama tregon çfarë përmbajnë pakot e ushqimeve që po ndahen nga qeveria: Nëse ju duken pak...

Pas ankesave se nuk janë të mjaftueshme, kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë përmban pakoja e ushqimeve për familjet në nevojë. "Pakoja përmban, 4 kg makarona, 5 kg oriz, 2 litra vaj, 2 kg sheqer, 1 kg kripë, salcë, 4 kg fasule, 25 kg miell për një muaj, detergjent dhe 5 copë sapunë dhe është për dy javë dhe jo për deri në fund dhe jo për të larë gojën. Kjo pako deri përpara dje dhe pardje se kam humbur numërimin e ditëve, ka shkuar në familjet që jetojnë në çadër. Ka pasur pako edhe shese patjetër, nuk kanë të gjitha bashkitë pako, sikur i kanë rezervat e shtetit, kutitë të gjitha të organizuara. Nëse këto ju duken të pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë atëherë ose nuk i keni sytë gati për të parë të vërtetën dhe realitetin ose pastaj gabimisht mendoni se kjo është një kohë për të ngrënë dhe për të pirë e për të cuar mesazhe, por nuk është kështu" tha Rama.

Ora 17:59
Rama: Të punësuarit në të zezë të denoncojnë punëdhënësin dhe do marrin lekët! Ngrini zërin

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë pronarin dhe më pas do të marrin pagën e luftës. "Buka ndahet, shqiptari e ndan bukën dhe për bukën shqiptari nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë, as në këtë luftë. Cfarë mund të bëjmë ata që janë në të zezë, kemi ndjekur të gjitha draftet e paketave në një numër të madh vendesh.

Jo për të matur paratë, por në raport me buxhetin dhe po ju them se paketa jonë nuk është më e vogël se e shumë vendeve, sepse është 2.2% e Prodhimit të Përgjithshëm. Por për punën në të zezë ka një problem shumë të madh. Ka artizanë, hidraulikë, elektricistë, bojaxhi, njerëz që punojnë në të zezë dhe vërtetë janë në hall. Po ju lutem atyre të vërtetëve, si mund ta zgjidhë shteti këtë cështje?

Nëse do të paguanim të gjithë ata në të zezë, të jeni të sigurt do të vinin edhe këta që punojnë në të zezën e gjuhës dhe gojës së tyre në Facebook. E vetmja rrugë që kemi gjetur dhe që nuk e propozon një shtet tjetër. Ata që punojnë në të zezë dhe sot janë në hall ta denoncojnë, që ne të bëjmë verifikimin dhe personit ti themi ti do ta paguash këtë. Dhe në aktin e masave të reja, të pikatores së lehtësimit dhe shtrënguese, ne po konceptojmë edhe një masë për sipërmarrësit që luajnë me gjakun e njerëzve në të zezë, por që të funksionojë, njerëzit të ngrenë zërin" tha Rama. 

Ora 17:57
Rama: Për familjet që jetojnë me qiranë që marrin, do ketë subvencion nga shteti

Kryeministri Rama sqaroi se familjet që jetojnë me qiranë që marrin, shteti do të bëjë një subvencione, jo 100 % të qirasë, por do të kalkulohet dhe jepet një pjesë e saj.

'Akti normativ dhe Tatimet do të detajojnë dhe udhëzojnë gjëra të ndryshme. Nuk po u themi atyre që jetojnë me atë qira që do rrini pa bukë. Individët të cilët jetojnë me qiranë e një mjedisi qe e ka në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera absolutisht  që do të jemi ne qe do i mbështesim për këtë periudhë. Do i mbështesim me një subvencioni ashtu si bizneset e vogla qe nuk do e paguajnë qiranë. As këto familje nuk do i lëmë vetëm, nuk do të thotë të japim të gjithë qiranë, por një pjesë të saj sipas kalkulimeve që do të bëhen mirë.", tha Rama

Ora 17:57
Rama: Po falëm dritat sot, ekonomia nuk do mbijetojë dot nesër

'Po falëm dita sot ne nuk kemi mundësi ekonomike të mbijetojmë nesër. Kompania punon me fonde, nëse nuk mbledh kontributet sot nuk importon dot energji nesër. Pra këto para që po vëmë për rezistencën ti çojmë te dritat dhe sërish të mos ia dalim dot.'

Ora 17:45
Rama tregon planin për liri me pikatore: Po e diskutojmë, por nëse thyhet burg

Kryeministri Edi Rama u shpreh se bazuar te ecuria e karantinës qeveria mund të mendojë për një liri me pikatore, por shkalla shkallë. Por cilat janë mundësitë që po shqyrton qeveria? Kreu i qeveria e shpjegoi më poshtë, por theksojmë që nuk ka vendim, pasi është vetëm në diskutim.

'Bazuar në këtë ecuri kemi mundësinë që të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa shkallë shkallë për të lehtësuar psikologjikisht në radhë të parë jetën tuaj dhe tonën, por nuk kemi asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin që të mos hedhim hapa të nxituar dhe ndërkohë që dua t'u them se nëse do të zgjedhim si po mendojmë, të fillojmë të bëjmë disa lehtësime, patjetër do të bëjmë edhe disa shtrëngime. Pasi nëse do të lehtësojmë pak, do të jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë dhe thyejnë rregullat duke kërcënuar të kthehen në bomba.

Po konsiderojmë, është që duke lehtësuar fjala vjen, fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të lëvizin me makinën e tyre, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do ta shkelin hapësirën e kufizuar. Duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje liri për këdo që merr makinën për të shkuar në punë dhe e përdor për të transportuar njerëz të tjerë. Këtë po diskutojmë në shtabin tonë. Po dëgjojmë me vëmendje ekspertët, ku më pas do të kem një diskutim të gjerë dhe të gjatë.

Ne po mendojmë një masë lehtësuese, jo sot dhe nesër por pak më tutje për të lejuar ata që punojnë në biznese të mëdha apo të vogla të lëviznin me makinë e tyre. Por ju shtroj pyetjen a jeni dakord që kjo duhet shoqëruar jo thjesht me gjobë, por deri në heqje lirie. Por ata që e përdorin për xhiro nuk mund të kthehen më në shtëpi. Mendojmë që në këtë fazë ka një vetëdije më të madhe. Por do ta bëjmë me shumë kujdes dhe vetëm nëse do të jemi dakord, që do të shtrihet orari patjetër, por kush do të thyejë rregullin do i hiqet liria" tha ai.

Ora 17:37
Rama: Pa masat e forta do të ishim në një tunel ku nuk do të dilnim pa mijëra të vdekur

Pa masat e forta që janë marrë nga qeveria, kreu i qeverisë Edi Rama tha se mund të ishim në një tunel ku nuk do të dilnim pa mijëra të vdekur. "Ta mbajmë si kryefjalë të cdo ditë, motivimi i të gjitha energjive për të fituar luftën. Jemi futur në zonën e zjarrit. Jeta nuk ka çmim, hallet janë për njeriun dhe cka nuk të vret të forcon. Po ju them se gjithsecili mund të gjejë tek vetja ose te një i afërt, prindërit, apo dikush tjetër provën se cka nuk të vret të forcon. Dhe nëse ky armik nuk do të na vrasë do të na forcojë. Qëllimi është të dalim më të fortë nga ky hall dhe atyre më në hall t'u qëndrojmë sa më pranë. Jemi në një moment shumë kritik të luftës dhe duke vënë re se për shkak të ecurisë pozitive të kësaj përpjekje të përbashkët, shumëkush ka filluar të mendojë më shumë se ç'duhet për nesër dhe të harrojë se cka është kryefjala e cdo dite është mbrojtja e jetës.

Shumëkush ka filluar që të kërkojë gjëra që janë herët për t'i kërkuar, që të qahet për masat dhe të flasë më shumë se ç'i takon ditës c'ka vjen nesër. E nesërmja është shqetësimi ynë i përbashkët. Më duhet të bëj gjithcka për të qenë pranë jush dhe për të garantuar që ashtu si në cdo shtëpi që sado halle ka sot nuk mund të shembet nesër dhe të mos jetë shumë e rëndë sa do të jetë për ne dhe të gjitha vendet e tjera. Sot po të kishim marrë të parët masat dhe po të kishte qenë ky mirëkuptim mbarëpopullor dhe rezistenca e mrekullueshme e 99.99% shqiptarëve nuk do të numëronim 17 të vdekur, por do të tanimë në një tunel prej ku nuk do të dilnim dot pa mijëra të vdekur" tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arta Islami: 04/04/2020 09:01

    Je krenaria e cdo Shqiptari Edi

    Përgjigju
  • vera: 03/04/2020 21:47

    BRAVO RAMA TY DHE QEVERISE TENDE ,,,,JEMI SHUME TE KENAQUR NGA MENAXHIMI I KRIZES,,,,,PO TREGON PERDITE SE JE I PA=KONKURUESHEM NE TE GJITHE SHQIPERINE...

    Përgjigju
  • vera: 03/04/2020 21:23

    TE KENAQUR jemi o rama me paketen,,,edhe kaq mire,, se jemi ne nje kohe te veshtire…///

    Përgjigju
  • Vlonjati: 03/04/2020 19:26

    Mbyllliiii fort kufijtee... mos lejo as mizen te hyj ne ved... mos lejo me asnnjjjeeee skemi borxh ne qe jetojme ketu te vuajim per qefin e atyre qe vijne vara vingo ne nje situate te tille.... e dyta shtrengo akoma me shume masat ... po fortttttt ammmmaaaa.... blind.... as per pazar mos te dalin... keta ta bejn marketet tua cojne ne shtepi.... dhe e treta dhe me kryesorja ... shko der me der dhe testoi.. te gjitheweee ne djalleeee paratrtt... testoi ... ata qe e kane futi ne izolim ... ata qe jane ok te filloj punaaaaa ... 60 vjec e lart kos i ler te dalin me .. doleeen me koke e tyre je buqet me lule e bay bay jetes..

    Përgjigju
  • Altini: 03/04/2020 19:21

    RAMA IK se boll me

    Përgjigju
  • Www: 03/04/2020 19:09

    Po qe eshte burr i mire ky edi rama....o shoku kryeminister me qe jemi ne gjendje lufte dhe e dime qe jemi ven i varfer (i vjedhur) A nuk mendon qe eshte koha qe dhe atyre qe ju prishin shpiat nga termeti ta paguj dhe ato ndo nje 25 % te ati 1miljardshi prej eurosh se tani i ka shku thika ne palc cdo shqiptari dhe nuk eshte fare e drejte qe dhe ato mos e pagujne ndo nje gje te vogel sigurisht qe jo tani por ndoshta per 10 vjet...se shpia po qera po ndima po sikur nuk shkon tani i ka ron termeti 50% te shqiptarve

    Përgjigju
  • Juristi: 03/04/2020 18:53

    Zoti KM , mos u merr me thashetheme , me tha nje avokat , ma nisi nje mik nga itaia , dhe pastaj del dhe kerkon falje. Kerkoj shpjegime ambasadores amerikane pse avokatit nuk i kane dhene pergjigje per tamponin , dhe kercenoje me nderprerje ndihmash po nuk rreaguan.

    Përgjigju
  • Dani: 03/04/2020 18:44

    O Sefer daja, në shpi me të mungu nji gjo të hik petlla. Po Edi gjith shpijat i ka në kurriz !!! O Sefer ky burr oshtë mo i forti këtu në Shqipni. Vezën e tij se bo kush, sado mundohen të hapen b****

    Përgjigju
    • Sefer Daja: 03/04/2020 19:35

      Po ty more Dan Edi mund te te duket dhe Van Dan! Ose si Enveri kur ne mendonim se ishim qendra e botes e fanar ndriçues per njerezimin!!Ai mbase bon veze po mo shume kakaris sesa pjell!qe eshte me i forti eshte dihet se ne, me mend si te tuat, e lam te bohej aq i fuqishem!

  • Sefer Daja: 03/04/2020 18:28

    ...dhe na thua : paguani taksat dhe qerane dhe pse jua kom mbyll biznesin( vetem sigurimet = 7300 lek/muaji)po te tjerat??? Normal qe eshte e veshtire po ke plot oligarke qe kane vite perfitojne nga taksat tona dhe " bujaria" jote! Ka ardh dita te paguajne ca therrime nga ajo qe kan perfituar padrejtesisht nga ne! Tek ata shikoje zgjidhjen!!!

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 03/04/2020 18:24

    Ore nuk po te kuptojme fare: te mos paguhet qeraja eshte komplet tjeter gje me shtyrjen e pageses!!! Shtyrjen e pageses une e kisha arritur dhe pa aktin tend normativ! Madje kisha rene dakort per me shume! Pastaj per shtetet qe permend? Gjermania psh) e ka zgjidhur komplet ndryshe! Biznesit te vogel ( dhe xhiroja si biznes i vogel atje eshte goxha e larte me ne) ka aplikuar per te marre para FALAS nga qeveria per pagesat e qerase,uj,drita e taksa te ndryshme! Po ashtu shteti ka mar persiper pagesat e punojesve qe preken nga masat e marra der ne 60% te pages! Ndersa ti na jep 26000 lek ne muaj dhe

    Përgjigju
    • Hysni: 04/04/2020 09:14

      Je komplet jashtë loje. As ja ke idenë ekonomisë dhe krahasimet e tua janë si të jetosh në hënë jo në tokë. Po kaq gjë nuk kupton: ne nuk jemi Gjermania, që nga zhvillimi ndodhet afro 200 vjet para nesh. As në kohë paqe, e aq më tepër në luftë nuk mund të memdohet se ne jemi si Gjermnia. Po si duket truri të ka mbetur në vënd dhe nuk bëka dot arsyetim.

    • akt normativ: 03/04/2020 21:07

      shpejt e shpetj nje ark normativ per seferin...te marri leke ne baze te ligjit gjerman,francez dhe grek.por te paguaj detyrimet dhe puntoret nese ka me cmimin shqiptar se keshtu e ka kuptuar kapitalizmin.ne dite te veshtira o xhaxhi daja te gjithe kane deme.kush me pak dhe kush me shume,vendimi duket shume i drejt.qe ata qe kane dhen ndertesa me qera mos tja ven lakun ne gryke atyre qe tani nuk punojn,por dhe ata qe jane pronar mos te humbasin por ti marrin me keste.te gjithe u bem ekspert por te gjithe shikojm bybyn tone dhe larg nga bybyja jone themi te gjithe

  • Drini: 03/04/2020 18:21

    Edi mer masa me te forta sepse koha qe vjen do jet veshtire. Po e le shqiptarin te dal nga karantina sdo kemi vend ku te varorim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?