Foto ilustruese

Ekonomi

Zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe Bypass-i i Sarandës, ARRSH kërkon mbikëqyrësit e projekteve 45 mln euro

25 Gusht, 14:37| Përditesimi: 25 Gusht, 14:40

  • Share

Një muaj nga hapja e garës për zgjerim i superstradës Tiranë – Durrës Faza III me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe “Ndërtim By pass Sarande, Faza I” me fond limit 2 miliardë lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur kërkimin e kompanive që do të bëjnë mbikëqyrjen.

Në sistemin e prokurimeve u çelën këtë të hënë procedurat që parashikojnë këtë shërbim. Konkretisht “Supervizion Punimesh Ndërtim By Pass Sarande Faza I” me fond limit 17.1 milionë lekë dhe “Supervizion punimesh Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës Faza III”.

Projektet në fjalë të cilët do të kenë edhe mbikëqyrësit pas përfundimit të procedurave parashikojnë ndërhyje të rëndësishme infrastrukturore në vend ku zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës tashmë ka nisur prej kohësh ndërsa Bypass ii Sarandës është një projekt krejtësisht i ri.

Sa i takon Bypassit Segmenti i prokuruar ka një gjatësi 3115metra linearë. segmenti rrugor do të lidhet me nyje në nivel me segmentin rrugor në të ardhmen “Rruga e Gjashtës”. Më pas rruga vazhdon me tunel me dhe del në anën tjetër të kodrës në faqe të saj derisa lidhet me segmentin rrugor kombëtar “SH8’’ dhe me segmentin rrugor që do të lidh “Bypass Sarandë” me segmentin rrugor ekzistues “Kardhiq – Delvinë”. Rruga do të jetë e kategorisë C2 me gjerësi të kurorës 11 metra.

Sa i takon zgjerimit të Tiranë-Durrës në këtë fazë të tretë të lotit 1 përfshihet pjesa nga kilometrik 6 në atë 7.5 përfshirë ndërtimin e nyjes së Kasharit dhe punimet për ndërtimin e nyjes në degëzimin e rrugës së Laknasit në km 1.5 .  Gjerësia e kurorës së asfaltuar të kësaj rruge do të jetë 32.5 m me 3 kori kalimi nga 3.75 m (në 2 karrexhatat), Korsi emergjence 1 x 3 m (në 2 karrexhatat), Bankinë e asfaltuar (krahu i majtë) 2 x 0.7 m (në 2 karrexhatat), Bankinë (krahu i djathtë) 2 x 1.3 m (në 2 karrexhatat), Trafikndarëse 1 x 2.6 m (në mes të 2 karrexhatave)./Monitor

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?