Në rrugën 'Kastriot Muço', në lagjjen '15 Tetori', në Fier janë shembur nga Bashkia ditën e sotme tre objekte buzë rruge në vendin e quajtur si "Kryqëzimi i Grecallisë".
Kjo rrugë prej disa javësh i është nënshtruar rikonstruksionit total, ku rruga dhe trotuari janë zgjeruar duke i dhënë mundësinë këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve të kalojnë më lirshëm.
Kjo rrugë është nyje tepër e frekuentuar e qytetit, si dhe është një prej portave hyrëse në qytet, nga ana e Spitalit Memorial.
Komente
