Zgjerohet harta e gripit të shpendëve, në Vlorë një vatër e re infeksioni

28 Mars 2022, 14:29| Përditesimi: 28 Mars 2022, 16:03

  • Share

Harta e gripit të shpendëve në vendin tonë është zgjeruar. Ministria e Bujqësisë njofton se është konfirmuar një vatër e re e gripit të shpendëve në qarkun e Vlorës, në fshatin Aliban, ndërsa deri tani në gjithë vendin janë konfirmuar vatra të virusit në Durrës, Dibër, Korçë dhe Divjakë.

Në një deklaratë për mediat, zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci nënvizon se po kryhet monitorimi i kujdesshëm i situatës, në të gjithë territorin e vendit, ndërsa AKVMB po vazhdon kontrollet në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e vendit. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Ministria e Bujqësisë bën me dije në bashkëpunim me bashkitë, janë marrë masa për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shitje. Konsumatori shqiptar është e rëndësishme të ndihet i sigurt, se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të kontrolluara, thotë më tej zv.ministria e Bujqësisë.

'Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius.Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800 33 66.'- njofton ministria.

Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit. Janë katër vatra aktive të konfirmuara në Durrës, Korçë, Dibër dhe në Divjakë. Pavarësisht shqetësimeve te qytetarët dhe panikut të shkaktuar nga kjo sëmundje, autoritetet kanë theksuar më shumë se një herë se nuk paraqitet asnjë rrezik nga konsumimi i mishit të shpendëve apo vezëve.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?