Zgjerohet harta e infektimit, konfirmohet edhe në Shkodër rasti i parë me gripin e shpendëve

7 Prill 2022, 12:23| Përditesimi: 7 Prill 2022, 13:03

  • Share

Harta e gripit të shpendëve në vendin tonë është zgjeruar. Rasti më i fundit është konfirmuar në zonën e Dajçit në Shkodër.

Rasti është konfirmuar në një nga pulat e oborrit, e cila është asgjësuar dhe groposur së bashku me 70 pula e tjera që kishte kjo familje.

Gjithashtu autoritetet kanë karantinuar zonën deri në një distancë 10 km për dezinfektimin.

Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit. Janë katër vatra aktive të konfirmuara në Durrës, Korçë, Dibër dhe në Divjakë.

Pavarësisht shqetësimeve te qytetarët dhe panikut të shkaktuar nga kjo sëmundje, autoritetet kanë theksuar më shumë se një herë se nuk paraqitet asnjë rrezik nga konsumimi i mishit të shpendëve apo vezëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?