Burgu i Reçit

Zgjerohet harta e të prekurve, infektohet polici i burgut të Reçit dhe një infermiere e spitalit Shkodër

15 Prill 2020, 20:42| Përditesimi: 15 Prill 2020, 21:04

  • Share

Zgjerohet harta e të prekurve me koronavirus në qarkun e Shkodrës.

Burime për Report Tv nga Shkodra bëjnë me dije se sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus, ku njëri prej tyre është punonjës i policisë në burgun e Reçit.

Nga të prekurit një rast është infermiere në reanimacionin e Shkodrës ndërkohë që rastet e tjera dyshohet se janë nga familjarë të prekurve të tjerë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?