Tiranë- Kuvendi zgjedh kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar me 74 vota, duke mundur në përballje kandidatin Helidon Haliti.
Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues, ku ranë në sy diferencat e numrit të votave.
Osman Mula mori më shumë vota pro nga të gjithë anëtarët e propozuar, me 84 të tilla dhe vetëm 3 kundër e një abstenim.
Rajmonda Bulku dhe Robert Budina më shumë vota kundër, me respektivisht 7 dhe 11, Budina njëkohësisht mori edhe më shumë abstenime, me 9 të tilla.
Më pak u votua Alket Braho me vetëm 55 vota pro dhe Robert Budina me 66 vota, edhe pse në fund u miratuan si anëtarë të Këshillit.
Këshilli i mëparshëm u shkarkua po nga Parlamenti bashkë me kryetarin Leka Bungo, pas gjetjeve nga Komisioni i Mediave me shkeljet e shumta të bëra gjatë procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Pas dëgjesave në Kuvend, Komisioni propozoi edhe kandidaturat për votim, që u zgjodhën ditën e sotme.
Fatjon Hoxhalli zëvendëson Leka Bungon në krye të Këshillit Drejtues të RTSH.
Ai është një bashkëpunëtor shumëvjeçar i Niko Peleshit, që nga zyra e Zv.kryeministrit, tek Ministria e Bujqësisë, Ministria e Mbrojtjes dhe deri ditën e sotme si këshilltar i Grupit Parlamentar të PS.
Komente

Ky Hoxhalli qënka ushtari PeLeshit se ngado qe shkoka e marrka nga pas
PërgjigjuKy është këshilli drejtues i partisë non grata apo këshilli drejtues i tv.SYRI, Ky këshill është i turpshëm dhe tregon që TVSH është kthyer në TVSHurra...e turpshme.
Përgjigju