Këshilli i Lartë i Gjyqësorit

Vettingu shkarkoi krerët e gjykatave në Korçë dhe Pukë, drejtimi u kalon zv.kryetarëve (Emrat)

22 Dhjetor 2018, 14:50| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 15:07

  • Share

Mbledhja e gjyqtarëve në Korcë dhe Pukë ka zgjedhur zv.kryetarët e këtyre gjykatave përkatësisht Flutura Hoxha në Pukë dhe Luljeta Kole në Korçë.

Hoxha dhe Kole do të drejtojnë Gjykatat e Pukës dhe Korçës deri në zgjedhjen e kreytarit pasi Vetting shkarkoi ish-drejtuesit Izet Kadana dhe Admir Belishtën.

Ndërsa zgjedhja e zv.kryetarit në Berat është shtyrë për ditën e hënë pasi nuk është krijuar kuorumi i gjyqtarëve për të patur një votim të rregullt.

Në Berat u shkarkua kreu i gjykatës Agron Vavla pasi nuk justifikonte pasurinë duke krijuar vakancë në këtë gjykatë.

Por si u shkarkuan tre kryetarët e gjykatave?

Tre kryetarët e gjykatave të sipërpërmendura janë djegur nga mosjustifikimi i pasurisë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe integriteti moral i papërshtatshëm për të ushtruar detyrën e gjyqtarit. 

Për më shumë detaje nga shkarkimi i tyre dhe nga mbledhja e KLGJ-së për emërimin e gjyqtarëve zëvëndësues (LEXO KËTU)

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?