Eurodeputeti gjerman Manfred Weber u zgjodh të enjten kandidati kryesor i së djathtës europiane për zgjedhjet në Bashkimin Europian, që do të zhvillohen në maj të vitit 2019, duke e bërë kështu ndër të preferuarit për të zënë vendin e Jean-Claude Juncker, aktualisht kreu i Komisionit Evropian.
Sipas Dewtche Welle Partia Popullore Europiane votoi sot në Helsinki,europarlamentarin gjerman të Partisë Kristiansociale, Manfred Weber, si udhëheqësin kryesor të fushatës për zgjedhjet europiane, i cili konkuroi në garë përballë ish-kryeministrit finlandez Alexander Stubb.
Weber, kandidati në garën e konservatorëve ishte mbështetur më herët dhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila e cilësoi atë një favorit për të udhëhequr Komisionin Europian,për të marrë më pas nën drejtim ekzekutivin që merret me hartimin dhe zbatimin e ligjive të BE-së.
"Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj, le të fillojmë një kapitull të ri për Evropën së bashku," shkroi Manfred në një postim në Twitter, pas rezultateve të votimit .
Weber vjen nga Bavaria, rajon tradicionalisht konservator i Gjermanisë dhe kryeson grupin më të madh të Parlamentit Europian.
Mësohet se në përfundim të votimit, kandidati 46-vjeçar bavarez mori 79,2% të votave të të deleguarve të Partisë Popullore Europiane (PPE). Nga ana tjetër, kundërshtari i tij finlandez, Alexander Stubb, 50 vjeç, mori vetëm 20%, sipas të njëjtit burim.
I njohur për pikëpamjet e tij proeuropiane, Manfred Weber është pak i njohur jashtë qarqeve politike të Gjermanisë dhe të BE-së .
Po u zgjodh ky person 99% e sigurt be do shperbehet!
Përgjigju