Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit Robert Gajda

Politikë

Zgjidhet Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit/ Kuvendi rrëzon kandidaturën e shoqërisë civile

5 Prill 2018, 15:05| Përditesimi: 5 Prill 2018, 16:41

  • Share

Pavarësisht peticionit të dërguar Parlamentit nga një grup organizatash të Shoqërisë Civile, të cilat kishin mbështetur fort kandidaturën e Olimbi Hoxhajt, për t’u votuar nga Kuvendi si Komisionerja e re e Anti-Diskriminimit në Shqipëri, mazhoranca e majtë e ka shpërfillur sot këtë kërkesë duke votuar një tjetër kandidaturë.

Robert Gajda, do të jetë Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit, duke zëvendësuar në këtë post Irma Barakun.

Gajda u betua sot në Kuvend.

Ai është pedagog dhe është marrë me organizata të ndryshme në zonën e Elbasanit dhe jo vetëm. 

Peticioni i organizatave të shoqërisë civile drejtuar Kuvendit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?