TIRANË - Ermal Onuzi do të jetë kreu i ri i Gardës së Republikës së Shqipërisë. Ai u emërua pas dorëheqjes së ish kreut të Gardës, Gramoz Sakos, që mbajti këtë post më parë.
Zgjedhja e kreut të ri të Gardës u krye me anë të një konkursi ku pjesëmarrës ishin 6 kandidatë, përfshi edhe ish-kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Pas një procesi intervistash dhe vlerësimesh, Ermal Onuzi doli fitues dhe do të udhëheq Gardën e Republikës.
Ermal Onuzi ka një sfond profesional në siguri, duke punuar më parë për një kompani konçesionare. Ai ka pasur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çështjeve të sigurisë.
Komento