Benjamin Netanyahu dhe Naftali Bennett

Bota

Zgjidhet kryeministri i ri i Izraelit, formohet koalicioni që rrëzon përfundimisht nga pushteti pas 12 vitesh Netanyahun

13 Qershor 2021, 20:17| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 20:29

  • Share

Deputetët në parlamentin e Izraelit kanë nënshkruar një marrëveshje për formimin e qeverisë së re që i jep fund qeverisjes nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili ka udhëhequr për 12 vite.

Koalicioni përbëhet nga rivalë të ashpër ideologjikë, të bashkuar nga vullneti i tyre për të përjashtuar Netanyahun, udhëheqësin më jetëgjatë të Izraelit.

Naftali Bennett do të zëvendësojë ish-aleatin e tij Netanyahu si kryeministër. Naftali Bennett premtoi se koalicioni "përfaqëson të gjithë Izraelin".

Ai tha se qeveria e koalicionit do të hapte një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shtetit dhe qytetarëve arabë të Izraelit, njoftoi media izraelite Haaretz. Bennett falënderoi Netanyahun për rolin që luajti në këtë proces.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?