Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, të martën rinis komisioni hetimot i Shëndetësisë! PS refuzonte të merrte pjesë: Vokshi ‘hetim’ partiak

21 Prill, 10:34| Përditesimi: 21 Prill, 11:05

  • Share

Ngërçi i krijuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i ngritur si pjesë e paktit PS-Rithemelimi për normalitet në Kuvend, duket se po shkon drejt zgjidhjes.

Pas 4 mbledhjesh të dështuara, opozita dhe mazhoranca pritet t’i drejtohen sërish të martën tryezës së Komisionit për ta vijuar punën aty ku e lanë, me tentativën e parë për të gjetur dakordësinë për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Zhbllokimi i punës në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi vjen pasi opozita kërkoi ndërhyrjen e Lindita Nikollës dhe pas një takimi që kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi pati me kryeparlamentaren, takim në të cilin u informua se nuk ka një vendim politik të PS për të bojkotuar punën e komisioneve hetimore, por se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët brenda komisionit.

Partia Socialiste refuzonte të merrte pjesë në Komision prej 4 mbledhjesh, me argumentin se kryetarja Albana Vokshi e kishte kthyer në një proces partiak hetimi dhe se merrte vendime për të thirru mbledhjen, në mënyrë të njëanshme.

Komisioni Hetimor I Koncesioneve në Shëndetësisë ka hartuar deri më tani vetëm listën e dëshmitarëve, ku do të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Albana Koçiu e të tjerë funksionarë apo ish funksionarë të lartë të ministrisë së shëndetësisë.

Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?