Politikë

“Zgjidhja e pronës që nuk u bë në ’91, do të bëhet tani me drejtësi për të gjithë”, Basha: Me programin e Koalicionit Euroatlantik, aty ku është e lirë i kthehet pronarit, ku është e zënë kompensohet me vlerë tregu

22 Prill, 19:42| Përditesimi: 22 Prill, 20:41

  • Share

Gjatë takimit me banorë të Kamzës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për pikat e programit për Reformën e Pronës. Basha theksoi se do të përdoret parimi “Utis Posidetis”, që do të thotë kush e ka pronën e lirë, i kthehet prona dhe njihet zotërimi mbi pronën, ku është e zënë do të kompensohet ,me vlerën e tregut. 

Ai tha se fatura shkon në 8 miliardë euro, do paguhet nga një kombinim i fondeve publike dhe aseteve publike. Sipas tij, nëse kjo do të zgjidhej më herët fatura nuk do të ishte kaq e lartë.

Pjesë nga fjala e Bashës: 

Tre janë dëmet kryesore që u janë bërë pronarëve. E para, shpronësimi nga regjimi komunist, që ky tani thotë do t’ua shpërblej me 3% të vlerës së pronës, që është një shpronësim i dytë. E dyta, 7501 dhe e treta, zënia e tokës dikur bujqësore më pas truall gjatë procesit masiv të lëvizjes së popullsisë në periudhën 90-2025.
Si zgjidhet?
Zgjidhet me një parim shumë të lasht, i cili sot mësohet në semestrin e parë të fakultetit juridik në vit të parë, në çdo shkollë juridike. Dhe ka mbetur në latinisht sepse është një parim i të drejtës Romake, që quhet “Utis Posidetis”, siç e posedon. Kush e ka pronën e lirë, i kthehet prona dhe njihet zotërimi mbi pronën. S’ka rëndësi nëse ia ka zënë shteti, apo dikush tjetër, nëse prona është e lirë dhe e papërdorur, kjo pronë i kthehet menjëherë dhe ndalet çdo proces buroktratik apo gjyqësor kundër pronarit.
Ku prona është e zënë, s’ka rëndësi kush e ka zënë shteti apo privati, prona kompensohet me vlerë tregu, meret përsipër nga shteti.  Dhe këtu ishte yçkla me legalizimin. Prit ne të marim lekët me legalizimet, që të kompensojmë pronarët. Jo, këto janë dy probleme që duhen zgjidh menjëherë me prerjen e nyjes gordiane.
Sa është vlera? 8 miliardë euro është vlera që kemi llogaritur. Po ta kishim bërë këtë punë në 91-in, do të ishte 1 miliard. Po ta kishim bërë para 4, 5 vitesh do të ishte 5 miliardë, sot është 8 miliardë euro. Do paguhet nga një kombinim i fondeve publike, pra i buxhetit të shtetit, i aseteve publike, atyre aseteve që ky ia jep Korporatës së Investimeve Stretegjike dhe i kompanive publike, KESH-it, të ardhurave të tyre. Është modeli i Kroacisë, kanë patur edhe ta anjë problem të tyrin i këtij lloji dhe kështu e kanë zgjdihur. Kështu do ta zgjidhim dhe ne.
Obligacioni që ka një vlerë prej 8 miliardë eurosh, do të shlyhet në një periudhë 20 vjeçare 1/20 çdo vit, por titulli do të lëshohet menjëherë.

Ora 20:05
Basha: Rama shkatërroi shtëpitë e shqiptarëve për t’i dhuruar tokën shokëve të 7x7=313!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me banorët e Kamzës, ku diskutoi pikat e programit për Reformën e Pronës. Basha akuzoi ish-kryeministrin për mashtrim në lidhje me premtimet për legalizimet falas. Sipas tij, Edi Rama jo vetëm nuk bëri legalizime, por ka shkatërruar mijëra banesa, për të favorizuar shokët e tij dhe duke pasuruar ata mbi gjakun dhe djersën e qytetarëve.

Ai tha se një pjesë të fajit e kanë edhe qeverisja e djathtë, e cila në raport me pronën nuk është sjell si e tillë. Basha tha se zgjidhja e problemit të pronës nuk mund të realizohen pa u trajtuar në tërësi çështja e pronës në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Një kilometër prej këtej, firmosi një çek të madh dhe tha legalizime falas. Këtu e tha në Kamëz. Legalizime fals dhe pastaj doli tek Blendi fevziu dhe tha  brenda katër viteve për dy gjëra do më mbani mu përgjegjës dhe askën tjetër. Për legalizimet falas që do t’i mbyll të gjitha dhe për ujin e pijshëm. Kjo është me zë dhe me figurë dhe sot po të futesh në rrjetet sociale, e gjen deklaratën e tij. Mashtrim i pacip. Jo vetëm që nuk e mbajti këtë fjalë, por shkatërroi qindra , mijëra banesa për të favorizuar shokët e vet të cilët grabisnin pronat e shkatërruara të familjeve të palegalizuara dhe të pasuroheshin mbi gjakun dhe djersën e njerëzve. Ky është fakt, nuk është thjesht një akuzë. Është fakt. Jo më larg se 800-1000 mijë metër në vij ajrore është kryer batërdia me gaz lotsjellës, në orët e hershme të mëngjhesit, kanë helmuar fëmijët për t’i nxjerr nga shtëpitë e tyre në banesa, në aksin e Bulevardit të Ri. Dhe po kështu ehde në zonat e tjera të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Kjo është ajo që ka ndodhur, njerëzit janë përdor si ‘mish për top’. Natyrisht, pasi e themi, gjëja e parë që dua të përsëris sot dhe nuk e them për herë të parë, që ne që e bëmë premtimin e parë, nuk e çuam deri në fund. Pse nuk e çuam deri në fund premtimin për legalizimet, sepse ne kishim krimbin brenda në raport me pronën. Se ndonëse silleshim si parti e djathtë, në raport me pronën ne vazhdonim të silleshim si bolshevik, si sekretar partie.

Pa zgjidhur problemin e pronës në tërrësi, nuk zgjidhet as problemi i legalizimit, as tapitë e tokave bujqësore, asgjë. Të rrish shtrembët dhe të flasësh drejt është e pamundur. Duhet të rrish drejt, duhet pranosh shenjtërinë e pronës. Shenjtërinë e pronës në Europë e respektojnë dhe të majtët, ndërsa këtu ata që i thonin vetes të djathtë, nuk e pranuan. Përkundrazi, minat ia vunë kësaj pune që me 7051-in. Dhe vazhduan pastaj hap pas hapi duke denigruar pronarët, duke pranuar denigrimin e tyre sa herë vinte e majta në pushtet dhe në fund fare, vjen prap fushata dhe vijnë prap dhe thonë do ta zgjidhim problemin e legalizimit. Po si? Si do ta zgjidhni problemin e legalizimit gënjeshtarë kronik. Problemi i legalizimit nuk zgjidhet pa u zgjidh në tërrësi problemi i pronës. Ky ishte defekti që hapi rrugën për korrupsionin me Aluiznin në periudhën 2005-2013, dhe këtu flen lepuri i majmur i Edi Ramës që premton legalizime sa herë që vijnë zgjedhjet dhe pastaj u vë kazmën qytetarëve të pambrojtur për të favorizuar oligarkët, shokët e tij, një pjesë e së cilëve i kanë hesapet me drejtësinë tek 7x7=313.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?