Ministri Bledi Çuçi i pyetur nëse është ‘zgjidhja’ shkarkimi i Gledis Nanos për aq kohë sa përgjegjësi duhet të mbajë edhe vetë ministri për drejtimin e policisë së shtetit, ministri u përgjigj se shkarkimi i tij është një masë efikase për një reagim të fortë të policisë. Pra, Çuçi ka bërë përgjegjës ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano për situatën e kriminalitetit në vend.
‘Pa diskutim, ka shkallë përgjegjësie, deri tani Këshilli i Ministriave, Qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të tij është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit. ‘- tha Çuçi.
Lajmi kryesor:
Shkarkohet nga posti i drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano! Ministri: Nuk realizoi objektivat! Komandohet Tonin Vocaj
G.MO/r.k./ReportTv.al