Zgjidhja për Koronavirusin? Ndoshta një vaksinë që tashmë ekziston ...

18 Qershor 2020, 15:17| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 15:20

  • Share

Robert Gallo, profesor i mjekësisë në fondacionin Homer & Martha Gudelsky, bashkëthemelues dhe drejtor i Institutit të Virologjisë Njerëzore në Universitetin e Maryland School of Medicine dhe bashkëthemelues dhe konsulent shkencor ndërkombëtar i Global Virus Network, është padyshim ndër virologët më të njohur dhe të rëndësishëm që e kanë praktikuar ndonjëherë këtë profesion.

Për të kuptuar rëndësinë e Profesor Gallo, megjithatë, është e mjaftueshme të dihet se ai zbuloi HIV në vitin 1982. Gjatë pandemisë, u shfaqën hetime të shumta mjekësore-shkencore. Dr. Robert Gallo u dallua për vendosjen e theksit në vaksinën e përdorur kundër poliomielitit.

Pse? Si mund të ndihmojë kjo vaksinë në luftën kundër Sars-Cov2?

Robert Gallo tha se ai beson se kjo verë do të jetë paqësore në lidhje me Covid, por është e vështirë të parashikohet. “Askush nuk mund ta thotë me siguri. Shpresojmë që kjo verë të jetë e qetë”.

I pyetur se sa kohë do të marrë gjetja e vaksinës, Gallo tha se

“E gjitha varet nga ajo që nënkupton vaksina. Nëse keni ndërmend një vaksinë që funksionon në të gjithë botën, së pari duhet të demonstrohet që është e sigurt, të demonstrohet që funksionon, që është e lehtë për tu prodhuar dhe që nuk është shumë e shtrenjtë. Vaksina me bazë proteine ​​Spike është një vaksinë që është e thjeshtë për tu prodhuar falë teknologjive moderne. Para se ta dimë me siguri do të duhen disa vjet. Ekziston një vaksinë eksperimentale: ajo ekziston dhe është testuar, por ende nuk është zyrtarisht një vaksinë. Nuk ka asnjë tender në zhvillim për prodhimin e vaksinës. Në Kinë ata tashmë kanë filluar prodhimin prej disa muajsh. Ne nuk e dimë me siguri nëse kjo vaksinë do të funksionojë. Shpresa, megjithatë, është që ajo do të funksionojë, pavarësisht se ku prodhohet”.

Në lidhje me vaksinën e poliomielitit, Robert Gallo u shpreh se ajo ka një qasje të ndryshme, por në çdo rast funksionon përmes një lloj simulimi të një reagimi ‘urgjent’ kërkuar nga sistemi ynë imunitar. “Sipas mendimit tim, mund të funksionojë. Gjithçka bazohet në mbrojtjen së imunitetit, edhe nëse përfshirja e sistemit imunitar është indirekt ose sekondar. Në çdo rast, trupi mëson të prodhojë një përgjigje emergjente, duke aktivizuar mbrojtjen immune”. Ai tha se “Me vaksinën e poliomielitit sistemi imunitar nuk është i përfshirë direkt, por aktivizohet dhe vepron”.

Profesori i mjekësisë shtoi se ekziston ndërkohë frika se imuniteti do të zgjasë për një kohë të shkurtër.

“Zakonisht ky lloj virusi është sezonal- tha ai- Ekzistojnë studime që kanë treguar se antitrupat ndaj viruseve sezonale të ngjashme me koronavirusin nuk zgjasin shumë. Ndoshta për 4 ose 5 muaj. Nuk po them se e di me siguri, por është e mundur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?