Zgjidhje vetëm ndërhyrja nga ajri! Vatrat ende aktive, zjarri po i afrohet Ranës së Hedhun

1 Gusht 2020, 08:03| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 08:06

  • Share

Prej mbrëmjes së djeshme vijon që të jetë aktiv zjarri në dy pika në malet e Lezhës, vatra në malin e Kakarriqit dhe të Renxit. Në Kakarrriq deri tani janë djegur rreth 20 hektarë pyll me shkurre, ndërsa në terren ndodhen punonjësit e shërbimit pyjor të cilët po punojnë me mjete rrethanore për lokalizimin e flakëve.

Në malin e Renxit zjarri po i afrohet zonës së Ranës se Hedhun në Shëngjin dhe është e pamundur ndërhyrja për shkak të tymit dhe terrenit të thyer malor. Deri tani aty janë djegur rreth 50 hektarë pyje dhe zjarri vijon të jetë aktiv.

E vetmja zgjidhje për të vendosur flakët nën kontroll do të ishte ndërhyrja nga ajri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?