Veprimet e presidentit Donald Trump lidhur me luftën afro 3-vjeçare në Ukrainë, si dhe atë në Rripin e Gazës, kanë shkaktuar reagime plot negative në mbarë botën, të cilat thonë se zgjidhjet e servirura nga republikani 78-vjeçar janë të padrejta dhe shkojnë deri në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Marlind Laçi, ekspert i marëdhënieve ndërkombëtare, ishte i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, për të zbardhur skenarët e mundshëm për zgjidhjen e këtyrë dy konlfikteve të përgjakshme.
Sa i përket propozimit të Trump për zotërimin e Rripit të Gazës nga SHBA – sipas tij me qëllim rivitalizimin e enklavës palestineze – Laçi theksoi se kjo është në shkelje të hapur me ligjet ndërkombëtare.
“Po relativizon disa tabu ligjore që po i shkel me të dyja këmbët siç është ligji ndërkombëtar, përkatësisht Statuti i Romës, neni 6, neni 7 dhe neni 8 që parashikojnë krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid, ku me deklaratën e tij të fundit për spastrim etnik të Gazës, ka prodhuar një dimension të ri në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, ku e ka tejkaluar marrëdhënien ndërkombëtare në një ligj xhungle, ku më i madhi mund të gllabërojë më të voglin”,-tha Laçi.
Teksa nënvizoi dështimin e Trump për mbylljen e luftës në Ukrainë në 24-48 orët e para pas ardhjes së tij në krye të SHBA (premtim i Donald Trump), Laçi tha se presidenti amerikan po tregohen opurtunist ndaj Ukrainës.
‘”Ajo ç’ka po ndodh në Ukrainë rrëzoi të gjitha pritshmëritë për të cilat Donald Trump u shpreh se ne mund ta mbyllim luftën në Ukrainë 24-48 orë, por kaluan shumë 48-orësha dhe Donald Trump nuk Ia doli dot. Gjykoj se Zelensky është i përjashtuar nga ekuacioni i asaj tavoline, detyrimisht dhe Ukraina në fund të ditës. Sigurisht do merren për bazë sentimentet e Ukrainës në betejën thuajse 4-vjeçare në raport me Rusinë dhe Donald Trump e shprehu qartsë se ne duam nëntokën ukrainase. Pra në vija të trasha Donald Trump kërkon haraçin e luftës për ndalimin e saj. Flitet se mund të çertifikohen territoret e Ukrainës të okupuara nga ushtria ruse”,- u shoreh Laçi.
Komente
