SHKODER- Arjola Zadrima është nënë e dy fëmijëve dhe pas humbjes së bashkëshortit do të përballej me semundjen e kancerit të gjirit.
“Ndonëse mjekët më thoshin se nuk ky nuk është ky fundi, njeriu nuk e mendon këtë, njeru mendon fundin, por në të vertetë ishte vec fillimi i një lufte të madhe. E verteta është se nuk kthehesh më sikur ke hyrë në atë sfidë”, tha ajo për Report TV.
Pesë vite më parë u njoh me këtë sfidë, por gjeti forcën tek familja dhe poezia për ta kapërcyer dhe për të qënë një mbështetje për të gjitha gratë dhe vajzat.
“Kishte një vit e ca ditë që kisha humb tim shoq, dhe pyetja ishte: Po tani?! Ndërsa vajza më tha forcë: Ti je njeriu kryesor i jetës tonë. Unë e di që ata të dy (fëmijët) janë në venat e mia të gjakut”, tha ajo.
Poetja shkodrane tregon vështirësitë por edhe betejën e brendshme.
“Unë nuk e kam mbaruar betejën sepse bëj ekzaminime çdo 6 muaj. Zgjohem çdo ditë me frikën a kam për ta çuar këtë ditë deri në fund!”, thotë ajo me mjekren që i dridhet nga emocionet.
Gjatë betejës ajo kishte edhe një mënyrë për të lënë gjurmë të kësaj përballje nëpërmjet poezisë. Thirrja e poetes nuk është vetëm e drejtëpërdrejtë por edhe një mesazh për të gjithë grate. Në këtë muaj sensibilizimi të gjithë duhet të kenë guximin të bëjnë kontrollet për të shpëtuar jetë.
Ndërsa e mbyll intervisten për Report TV me këtë mesazh:
“Jeta është e bukur nuk duhet të dorëzohemi. Fatin e kemi ne në dorë!”
Komente

Fati eshte ne dore te Zotit,por ajo qe duhet te beje kushdo i semure,eshte te ndjeke cdo hap qe ka mundesi te beje,qe mos ia lere rastesise. Jeta edhe per nje te shendetshem nuk eshte e sigurte por te kesh kancer eshte sikur vdekja te rreh si cekan ne koke gjithe kohes,per te mos permendur sfidat per te bere terapite me ilacet e paskaduara ose te te mos mungojne! Tetori roze nuk duhet te jete thjesht permendje e fenomenit "kancer"por duhet te jete fushate ndihme financiare dhe mjekesore per ato femra qe nuk munden te perballoj e kurat e kontrollet e nevojshme. Gjithe viti duhet te jete roze e nuk duhet te mbetet thjesht nje fjongo roze apo thjesht depistim i popullates por edhe kurim.
Përgjigju