Nga e majta në të djathtë - Tsotne Patsatsia, Serge Tabekou dhe Serxho Vogli

Sport

'Zgjohet' Tirana, prezanton dy mesfushorë dhe një sulmues

9 Korrik, 11:16| Përditesimi: 9 Korrik, 11:18

  • Share

Klubi i Futbollit Tirana nisi lëvizjet në merkato, duke zyrtarizuar tre përforcime për këtë verë. Pas afrimit të mesfushorit gjeorgjian Tsotne Patsatsia, bardheblutë kanë nënshkruar me sulmuesin kamerunas Serge Tabekou dhe mesfushorin e akademisë, Serxho Vogli.

Serge Tabekou

28-vjeçari vjen nga kampionati qipriot, ku ishte pjesë e skuadrës së Nea Salamis, ndërsa më parë ka zhvilluar një karrierë të pasur në Evropë, me eksperienca të rëndësishme në Belgjikë (Gent, Union SG, Mouscron), si dhe në Turqi me Manisa FK.

Tabekou ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Tiranën dhe pritet të sjellë dinamizëm në lojën sulmuese, falë profilit të tij.

Tsotne Patsatsia

Tsotne Patsatsia do të jetë përforcimi për repartin e avancuar pasi lojtari nënshkroi një kontratë 2-vjeçare. 25-vjeçari u aktivizua në sezonin e fundit me klubin e Torpedo Kutaisi, me të cilët zhvilloi 18 ndeshje duke shënuar 2 gola e dhënë 2 asist.

KF Tirana pritet që të zyrtarizojë edhe drejtorin e ri sportiv, ku Tefik Osmani lidhet me një rikthim. Pas tij do jetë edhe koha për trajnerin e ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?