Aktivistja Zhaklin Lekatari teksa foli në emisionin ‘Frontline’ për ngjarjen e rëndë të ndodhur së fundmi në Durrës, ku 41 vjeçarja Bedrie Loka u vetëvra pas denigrimit të saj në një profil fallco në ‘tik-tok’ tha se këtë profil mund t’ja ketë hapur vetë bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, ky i fundit tashmë i arrestuar nën akuzën për dhunën ndaj viktimës dhe armëmbajtje pa leje.
“Mendoj se situata e Bedries është shumë e komplikuar. Mendova mos është burri i saj që e ka hapur profilin e tik tokut, sepse ajo sjellja e tij ndaj saj kur ka pasur edhe marrëdhënie jashtë. Eshtë ide e imja se ky ka qenë iniciator i hapjes së atij profili duke denigruar edhe më shumë gruan e tij pasi ai vetë kishte edhe marrëdhënie me dikë tjetër jashtë vendit”- tha Lekatari.
Ajo tha se për këtë ngjarje të rëndë ndikon shumë kultura e shoqërisë shqiptare dhe fakti që strukturat shtetërore nuk kanë strategji afatgjata të dedikuara për krizat që kalon shoqëria.
“Ndikon elementi kulturor, strukturat shtetërore që nuk kanë strategji afatgjata dhe të dedikuara dhe krizave që po kalon. Elementi edukativ është i rëndësishëm sepse ne kemi mendësi patriarkale ku pushteti është farefisnor ku këtë pushtet e përdorin njerëz me mendësi të mesjetës në shekullin 21. Kemi shoqëri paragjykuese që e dënon për herë të dytë viktimën, institucione indiferente madje komentojnë duke thënë se me ngjarje të tilla ka edhe skenarë filmash”- shtoi aktivistja.
Lajmi kryesor:
'Më dhunon burri', gazetari zbulon fjalët e fundit që Bedrie Loka u tha mjekëve të spitalit! Burime: Dyshohet se adresën false në TikTok ia hapi bashkëshorti
B.V//ReportTv.al