Zhaklin Lektatari është një ndër emrat më të komentuar së fundmi në rrjet dhe kjo pas pjesëmarrjes së saj si opinionistje në edicionin e dytë të "Big Brother VIP".
Ndonëse shpesh kryqëzohet në rrjet për deklaratat dhe qëndrimet e saj, Zhaklin Lekatari vazhdon të marr vëmendje të madhe për ato që thotë dhe bën herë pas here.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një emision televiziv, bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se ‘gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura’.
Ajo theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde. Ajo mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan, pasi stepen nga përgjegjësia dhe angazhimi që familja dhe fëmijët kërkojnë.
Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.
Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim.
Shume mire do bej sepse ato nuk mund te kujdesen per veten e tyre kurse njerezit nuk duan dhe nqs jua le psurine nuk do ta vkeresojne kurre keshtu qe po ben gjen e duhur
Përgjigju