Opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas publikimit të një bisede të saj, ku ajo shprehej se “burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar.”
Zhaklina thotë në fillim të videos “po, është e vërtetë”, por më pas shton se ka përdorur termin e gabuar (i referohet fjalës shantazh) dhe mohon se është shantazhuar nga partneri i Oltës. Zhaku thotë se është kontaktuar nga burri i Oltës dhe ka vënë në dijeni produksionin për këtë gjë, por mohoi të jetë shantazhuar.
Lajmi kryesor:
Del audio/ Zhaklina Lekatari: Burri Oltës më ka shantazhuar dhe do të më blejë me lekë! Kam njoftuar produksionin dhe Sara Hoxhën
M.Q./KT/ReportTv.al