Nainngolan duke festuar golin e parë të ndeshjes

"Zhbllokohet" Interi, zikaltërit mposhtin 3-0 Bolonjën

2 Shtator 2018, 09:21| Përditesimi: 2 Shtator 2018, 09:26

  • Share

Më në fund fiton edhe Interi. Zikaltërit kanë vuajtur për një pjesë loje ndaj Bolognas por kanë shpërthyer në fraksionin e dytë duke fituar 3-0 në stadiumin "Dall Ara". Radja Nainngolan në debutimin me Interin shënon në minutën e 66-të dhe kthen ndeshjen në favor të skuadrës nga Milano.

Më pas djemtë e Spalletit e kanë më të lehtë ndaj vendasve dhe do gjejnë edhe dy herë rrugën e rrjetës me Antonio Candreva dhe Ivan Perisic për të kompletuar pokerin. Interi mund 3-0 Bolognan dhe merr frymë lirisht duke siguruar fitoren e parë dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?