Shkarkimi i Metës/ Komisoni i Ligjeve miraton raportin për ngritjen e komisionit hetimor

26 Qershor 2019, 10:30| Përditesimi: 26 Qershor 2019, 16:07

  • Share

Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e sotme me 13 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim raportin e Komisonit me propozimin për Kuvendin e Shqipërisë për ngritjen e një komisioni për të hetuar shkeljen e kushtetutës nga ana e presidentit Ilir Meta pas anulimit të 30 qershorit. Mësohet se kundër këtij raporti ka votuar deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi.

Raporti i u paraqit nga relatori Adnor Shameti i cili gjatë fjalës së tij deklaroi se presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën.

”Presidenti nuk kishte interes për tu dëgjuar në këtë komision. Kur kishte nisur fushata zgjedhore presidenti nxori dekretin e ç’fuqizimit të datës së zgjedhjeve. Kërkesa e 55 deputetëve e bazuar. Kuvendit do t’i dërgohet edhe letra përgjigje e presidencës bashkë me propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor”, deklaroi Shameti.

Gazetarja e Report tv Klesiana Omeri raporton se ky raport do të votohet në Kuvend në senacën plenare të datës 4 korrik. 

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta pas mbledhjes së 55 firmave nga 35 të nevojshme. Parlamenti ka votuar në Kuvend me 100 vota pro rezolutës së Partisë Socialiste ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues, dhe ku shprehej bindja se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë. 

E GJITHE PROCEDURA PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT
Etapa e parë, kërkesa
Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit si fillim duhet që të bëhet kërkesa nga “Jo më pak se një e katërta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mund të propozojë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkaqet e parashikuara në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës. Kërkesa duhet të paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit dhe të përmbajë në mënyrë të motivuar dhe konkrete shkeljen e rëndë të Kushtetutës ose kryerjen e një krimi të rëndë. Me paraqitjen e propozimit, Kryetari i Kuvendit vë menjëherë në dijeni Kuvendin dhe Presidentin e Republikës”.

Etapa e dytë, shqyrtimi nga “Ligjet”
Pas paraqitjes së kërkesës ajo fillimisht shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor. “Kryetari i Kuvendit ia përcjell kërkesën dhe dokumentet shoqëruese të saj Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 15 ditëve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mos ngritjen e një komisioni hetimor. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve”, thuhet në rregullore

Etapa e tretë, ngritja e Komisionit Hetimor
Pasi Komisioni i Ligjeve harton raportin, ai votohet nga Kuvendi në seancë plenare. Kështu në rast se “Ligjet” propozojnë vazhdimin e procedurës së shkarkimit dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor ndaj presidentit, kjo duhet të miratohet nga Parlamenti, pa u specifikuar numri i votave, pra me shumicë të thjeshtë. Në rast se raporti rrëzohet nga shumica e deputetëve atëherë procedura e shkarkimit ndërpritet. “Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditë nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje.

Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur, procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës ndërpritet. Kuvendi për të njëjtin motiv nuk mund të vendosë përsëri edhe nëse kërkesa paraqitet nga një grup tjetër deputetësh. Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ngre brenda 2 ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.”

Etapa e katërt votimi në seancë
Vetëm pasi përfundojnë të gjitha etapat e mësipërme arrihet në votim në seancën plenare, ku do të duhen të votojnë pro shkarkimit 2/3 e deputetëve, pra 94 vota. “Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Konferenca e Kryetarëve përcakton datën e votimit në Kuvend të kërkesës për shkarkim të Presidentit të Republikës dhe kohën e debatit, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është I detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit të Republikës me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë.”, thuhen në pikën 4 të nenin 112.

Etapa e pestë, Gjykata Kushtetuese
Në fund të votimit sqarohet se: “Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij”. Pra pas kësaj procedure jo aq të shkurtër si nga ana procedurale edhe kohore, vendimi përfundimtar merret nga Gjykata Kushtetuese.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 26/06/2019 19:24

    Zhdukeni qelbësirën. Ai nuk ishte për Presidentë por për në burgë. ILIR FLORIRI. KATUNDARE HALABAK

    Përgjigju
  • Likja: 26/06/2019 16:24

    Paguhet nga taksat tona dhe si intrigant i pabese qe eshte ka 2 vjet papushim qe punon kunder shtetit,kunder qetsise,kunder ligjit,kunder Kushtetutes vetem per te penguar kete vend te beje perpara,ptu rrace e felliqur,tinzar ordiner.

    Përgjigju
  • Ermela: 26/06/2019 14:02

    Tani eshte momento per paqe dhe qetesi Jo per te ngritur tensioner,populli kush te deshirojete shkoi dhe te votoje I qete,ata qe nuk duan Te trine ne shtepi ose te shkojne me plazh.Uroj qe te gjenden kompromiset Pas zgjedhjevedhe te Mo's e stresojne me popullin e shkreteqe per tridhjet vite te njejten melodi Ka degjuar,e padrejte qe te diskriminosh popullin tend,

    Përgjigju
  • Dordomusi: 26/06/2019 12:41

    Ore Keshilli i Europes nuk vjen per zgjedhje....ca do bejme tani...kur do flasim???

    Përgjigju
    • sillua: 26/06/2019 14:21

      hahaha mire qe je demokrat por je dhe i pashkolle .nuk ke faj LULIik .eshte organizat private ku ben pjes dhe voltana jote o qyq .lexo mire dhe kupto

  • Daja: 26/06/2019 12:12

    Une kujtova se Likes i ka mbetur pak cipe ne surratin e tij te shpifur e dje ne ora 8 do jepte doreheqjen,se ky nuk e ka per gje te "jape mandatin per te miren e vendit",mortja qe nuk te ha Like Ziu intriganti

    Përgjigju
  • Qytetari: 26/06/2019 11:30

    Ka shkelur rende Kushtetuten,shkarkojeni kelliren qe struket ne zyrat e Shtetit dhe me paturpesine me te madhe lufton kunder Shtetit.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/06/2019 11:23

    Po filter se eshte gati kandidatura e Bamir Topit per here te dyte si president.

    Përgjigju
  • ilko stoyanov: 26/06/2019 11:04

    Po ky zoti Shameti ka qene shume i afert me zotin Pordhident e sa e sa mitingje e sa dreka e darka,si ka mundesi qe tani voton shkarkimin e tije.

    Përgjigju
    • Tomori USA.: 07/07/2019 04:33

      Presidenti Meta e ka mbushur kupen prej kohesh, per ta shkarkuar, por kohet e fundit, ka veshur kostumine lsi dhe esht ven ne rjeshtin e pare, per te bllokuar rreformen ne drejtesi, vetingun, cpiku nje te drejte, ne kundershtim me kushtetuten, per cdekretimin e zgjedhjeve, te dates 30 qershor. sulmoi qeverin Rama, jashte cdo etike per nje president, duke sulmuar ndekombetaret, sidomos SHBA, BE per deklaratat ne mbeshtetje te qeveris Rama, per zhvillimin e zgjedhjeve te 30 Qershorit dhe vazhdimin e rreformes ne drejtesi. Forumet e drejjtesis te marin shembull nga gjukata kushtetuse e Kosoves qe per shkelje te vogla kushtetuse, ka shkarkuar dy president. Zotin Sejdiu dhe Bexhet Pacollin. Kjo esht drejtesi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?