Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se Shqipëria është vendi më i shpejtë në rajon sa i përket formaliteteve dhe kontrolleve të nevojshme doganore. “Scan Intel” i ka analizuar të dhënat e sondazhit të biznesit sa i përket numrit mesatar të ditëve për të zhdoganuar mallrat e eksportuara dhe importuara. Theksojmë se sondazhi për Opinionin e Biznesit është i përbërë nga 177 pyetje për 1203 pronarë biznesi, menaxherë apo drejtues. Mes shumë pyetjeve të tjera rreth biznesit të anketuarit janë pyetur edhe për kohën që ka marrë zhdoganimi i mallrave gjatë 12 muajve të fundit. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka përqindjen më të lartë të pronarëve të biznesit të cilët janë shprehur se zhdoganimi i mallrave të eksportuara merr më pak se dy ditë.
Referuar të dhënave janë rreth 17% e të anketuarve të cilët kanë thënë se procedurat e zhdoganimit të mallrave të tyre në Shqipëri zgjasin më pak se dy ditë. Kosova gjithashtu regjistron përqindje më të lartë se vendet e tjera sa i përket zhdoganimit. Në Kosovë 19% e të anketuarve janë shprehur se procesi i zhdoganimit nuk zgjat më shumë se dy ditë. Ndërkohë në vendet e rajonit, përqindja e të anketuarve të cilët kanë dhënë këtë përgjigje varion nga 15% në Bosnje Hercegovinë, 6% në Maqedoninë e Veriut dhe 8% në Malin e Zi dhe Serbi. Në Shqipëri 79% e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë eksportuar mallra gjatë 12 muajve të kaluar, 2% janë shprehur se procedurat e zhdoganimit zgjasin 3 deri në pesë ditë, ndërsa 3% kanë thënë se procedurat zgjasin mbi pesë ditë.
“Scan Intel” gjithashtu ka analizuar të dhënat e barometrit mbi zhdoganimin e mallrave të importuara. Sipas shifrave edhe sa i përket procedurave dhe kontrolleve doganore për importet, Shqipëria rezulton përsëri më e shpejta në rajon. Janë 47% e bizneseve të anketuara të cilët janë shprehur se këto procedura për importet përfundojnë brënda dy ditëve. Në Kosovë 22% e të anketuarve janë shprehur se zhdoganimi i mallrave zgjat më pak se dy ditë. Ndërkohë, në vendet e rajonit duket se procesi i zhdoganimit zgjat më tepër. Në Bosnje Hercegovinë janë 14% e të anketuarve të cilët kanë thënë se zhdoganimi i mallrave zgjat më shumë se pesë ditë. Të dhënat tregojnë se në vendin tonë 34% e të anketurve janë shprehur se nuk kanë importuar mallra gjatë 12 muajve të fundit, ndërkohë 13% janë shprehur se procedurat doganore për importet zgjasin 3 deri në 5 ditë dhe vetëm 7% e tyre janë shprehur se këto procedura zgjasin më shumë se 5 ditë.
Nëse keni eksportuar mallra në 12 muajt e fundit, cili është numri mesatar i ditëve për t’i zhdoganuar?
Nëse keni importuar mallra në 12 muajt e fundit, cili është numri mesatar i ditëve për t’i zhdoganuar?
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL
Propaganda vazhdon me te gjitha mjetet qe kane ne dispozicion , nuk ka vend me te mbaruar nga vendi jone asnje lloj institucioni nuk funksionon , vetem korrupsion dhe sherbim pa pike edukate vk
PërgjigjuKa 20 dite pakoja ime ne aeroportin e rinasit dhe asnje ndryshim. Parazite qe paguhen me leket e shqiptareve qe punojne
PërgjigjuPakoja ime me 2 tone ilace per kimoterapi te dhuruara per te pastrehet ka 1 muaj qe ka ngecur ne aeroport! Per koke te Janullatosit po them te veteten!!! Keta te doganes jane me keq se parazita. Jane vrases… S’behet ky vend! Ikni ne emigrim!
Bejne propagande si ne kohen e Enverit. Vendi me i bukur, me i pasur, me i mire nga cilesia e sherbimeve dhe me politi-muterit me te mire ne rajon.