Zhduken 3 të rinj në Malësi të Madhe, kanë humbur kontaktet me familjarët më 3 tetor! Babai i Klement Pepajt akuza: Dyshoj se e ka vrarë kushëriri

5 Tetor 2020, 09:14| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 12:43

  • Share

Tre kushërinj janë zhdukur në Malësinë e Madhe. Denoncimi është bërë nga vëllai i një prej të tyre.

Sipas disa burime personat e zhdukur janë Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20 nëntor 1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe, Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15 janar 1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17 shtator 1995. Klement dhe Danjel jane kushërinj me njëri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt.

Ata kanë humbur kontaktet rreth orës 15:00 të datës 3 tetor me familjarët ndërkohë që dje kanë bërë denoncimin në Policinë e Malësisë së Madhe. Policia deri më tani dyshon se zhdukja e tyre ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike por ende nuk është bërë asgjë e qartë.

Babai i Klement Pepaj është shprehur për mediat se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt në dijeninë e prindërve. Por i ati dyshon se ai është vrarë nga Danieli kjo pasi banorë të zonës e kanë parë këtë të fundit të qarkullonte me automatik.

Sipas prindërve, Klementi kishte një vit që ishte kthyer nga Zvicra pasi ishte ekstraduar prej andej dhe aktualisht punonte në një kioskë. Një ditë përpara se të raportohej i zhdukur, Klementi kishte dalë me Vilsonin për kafe por nuk ishin kthyer më.

Babai, Nush Pepaj i bën thirrje Ministrit të Brendshëm që të angazhojë të gjithë strukturat e policisë për të bërë të mundur gjetjen e djalit të tij.

"Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe,  ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe,  se  me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe" - njofton policia.

Policia ka nisur kontrollet në të gjithë territorin pasi dyshojnë se janë vrarë.

Ora 12:37
Këta janë dy prej të rinjve të zhdukur në Malësinë e Madhe, Vilson Çutaj dhe Daniel Pepaj

Këta janë Vilson Çutaj dhe Daniel Pepaj, kushërinjtë e Klement Pepaj të cilët janë raportuar të zhdukur.

Babai i KLement Pepaj dyshon se djali i tij është vrarë nga Daniel Pepaj, për të cilën nuk ka ende një informacion zyrtar.

Ora 11:05
Babai i Klement Pepajt: Djalin e kanë ekstraduar nga Zvicra! Danielin e kanë parë me automatik! Dyshoj se e ka vrarë ai (VIDEO)

Babai i Klement Pepaj shpreh dyshimet se djali i tij është vrarë nga Danieli, kjo për shkak se ai është parë me automatik. Gjithashtu Nush Pepaj thotë se ka pasur kontakt me djalin e xhaxhait i cili i ka thënë se Danieli prej një jave nuk ishte në shtëpi ndërkohë që banorët e zonës thonë se e kanë parë atë.

"Thonë që kanë marrë drejtimin e malit dhe nuk janë kthyer më prej atje. Klementi ka ardhur një vit më parë pasi e ekstraduan nga Zvicra dhe ka punuar në një kioskë të vogël. Djali im ka qenë punëtor dhe kam frikë se e ka implikuar kushëriri në ndonjë problem. Disa bashkëfshatarë kanë thënë në polici se ka qenë konflikt droge. Sipas policisë, djali i xhaxhait është parë me automatik, Danjeli. Për djalin tim dhe Vilsonin nuk dimë ende asgjë. Mund të jenë dhe hamendje për të krijuar një konflikt. Unë i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të vendosë në dispozicion të gjtha mjetet në tokë dhe ajër që të gjejmë djalin. Në Malësi të Madhe më kanë thënë që këta të 3 kanë pasur konflikt. Kam folur me djalin e xhaxhait dhe ai më tha se prej 2 javësh nuk e kam parë. Ndërsa të tjerë thonë që e kanë parë. Unë dyshoj se më ka mashtruar. Dyshimet më të mëdha i kam tek Danieli se më ka vrarë djalin" - tha Nush Pepaj.

Ora 10:37
Prindërit e njërit prej të zhdukurve: Djali nuk kishte problem me askënd! Doli për kafe por nuk u kthye (VIDEO)

Prindërit e njërit prej djemve të raportuar të humbur, Klement Pepajt, thonë se ai nuk ka pasur konflikte me njeri në dijeninë e tyre. E ëma thotë se ai doli vetëm për kafe por nuk u kthye më.

"Ne nuk dimë asgjë për ta. Policia ka bashkëpunuar me ne, kanë kërkuar por nuk kanë gjetur. Unë djalin tim e kam lënë në shtëpi, Klement Pepaj. Kur erdha në shtëpi pyeta bashkëshorten se ku është djali, dhe më tha që ka dalë për një kafe me Vilsonin. Me djalin kam biseduar vazhdimisht por ai nuk më ka thënë kurrë nëse ka problem me ndonjë person" - tha babai Nush Pepaj.

"Unë isha në shtëpi me djalin. Doli me xhup për të pirë një kafe por që prej asaj dite nuk e pashë më. Nuk dimë asgjë. Veç kur na erdhi policia në 3 të natës dhe na tha ku është Klementi" - tha e ëma Gjelina Pepaj.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ish polic: 05/10/2020 18:18

    Moral edhe pasterti tregoi pas shkodres te 5-personat njihen edhe i njeh E ke pritur me kohe kete nder Por 2-vete te familjes eshte e rende

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 05/10/2020 15:42

    O babi te vinte mire kur djali e kishte xhepin me pare.

    Përgjigju
  • emri: 05/10/2020 11:00

    ato zona kane shume bergjet. se ka deputet e ben sic do vet

    Përgjigju
  • quk: 05/10/2020 10:58

    ato zona atje jan plot bereqet policia por ka deputet. qe askend nuk tvet

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/10/2020 09:50

    Dmth policia e dinē që ata djem janë të ”vrarē” por...?

    Përgjigju
    • emri mbiemri: 05/10/2020 11:02

      ato zona jan plot. se ka deputet. por ka dhe zor

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?